Dushan Janiç, një nga analistët e njohur në Serbi, të cilësuar si “të moderuar”, deklaroi për televizionin publik serb, se bëhet fjalë për 100 akuza ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që Gjykata Speciale i ka thuajse gati.
Çudia vjen e shtohet gjithnjë e më shumë, kur ende nuk janë zhvilluar as negociatat për ngrtjen e Gjykatës Speciale, që erdhi me vendim të Parlamentit të Kosovës, po çështjet për shqyrtim bëhen fakt i kryer nga eksponentë të ndryshëm nga qarqet serbe.
Janiç tha për Radio Televizja Serbia, se gjykatësit ndërkombëtarë tashmë dihen dhe se gjykimet e para do të bëhen nga raportet e ndërlidhura me Dick Martyn. Pra edhe emrat e gjyqtarëve duket janë mbyllur në Beograd.
“Janë bërë mjaft hetime. Rreth 100 lëndë pak a shumë janë të gatshme për fillimin e gjykimit. Tani më së vështiri është të sigurohen dëshmitarët dhe të fajësuarit”, tha Janjiç,.
Përfaqëusesi i njohur i shoqërisë civile, i cili drejton edhe një institute për dialogun, prêt që në Kosovë të ketë tensione.
“Për Kosovën kjo është risi dhe ka shumë persona që drejtpërdrejt ose tërthoras frikësohen se personalisht do të shkojnë në Gjykatë dhe derisa sa të mos fillojë gjykimi, ky numër do të jetë shumë i madh…”, tha Janjiç.
/tesheshi.com/