Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Donald Trump përballet me 100 vjet burg

    Donald Trump përballet me 100 vjet burg

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Dhuna serbe në veri, KFOR i “jep të drejtë” Prishtinës

    Diskutimi në Evropë mbi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

    Diskutimi në Evropë mbi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

    Pamje nga Hawaii: peizazh i frikshëm gjatë shpërthimit të vullkanit Kilauea

    Pamje nga Hawaii: peizazh i frikshëm gjatë shpërthimit të vullkanit Kilauea

    Pse New York-u po padit Hyundai-n dhe Kia-n?

    Pse New York-u po padit Hyundai-n dhe Kia-n?

    Kurti: Goditja e KFOR-it në veri, me armë nga Serbia

    Kurti: Goditja e KFOR-it në veri, me armë nga Serbia

    Greqi: gjendet Triumph-i i mbytur në ‘42-shin

    Greqi: gjendet Triumph-i i mbytur në ‘42-shin

    Irani, me raketë hipersonike: në Izraelin për shtatë minuta…

    Irani, me raketë hipersonike: në Izraelin për shtatë minuta…

    Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

    Pamje: skena apokaliptike nga New York-u

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

DOSJA TIRANA/ Bashkia që të bën kryeministër: Ja kryetarët e saj në 100 vjet

Nga te Sheshi
20/06/2015
në Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 7 mins read
A A
DOSJA TIRANA/ Bashkia që të bën kryeministër: Ja kryetarët e saj në 100 vjet
7
SHPËRNDARJE

Kryebashkiakët nga shpallja e pavarësisë deri tek Enver Hoxha. Fundi dramatik  i nëntë kryetarëve në komunizëm. Në pritje të drejtuesit të 41-të

Nga Luljeta Progni

Tirana është vendi ku janë zhvilluar betejat politike për të dominuar gjithë Shqipërinë, qysh kur u themelua provizorisht si kryeqytet më 9 shkurt 1920. Vendimi përfundimtar për shpalljen e Tiranës kryeqytet është marrë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Tirana ka një histori interesante të drejtuesve të saj në 102 vitet e shtetit shqiptar. Në këtë 21 qershor votohet për kryetarin e 41-të të Tiranës. Historia e 40 kryebashkiakëve të deritanishëm nis me Zyber Hallullin  i cili drejtoi Tiranën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë.

Katër prej 40 kryebashkiakëve janë zgjedhur me votë popullore dhe  i përkasin 25 viteve të fundit, periudhës postkomuniste në Shqipëri.

Pas rrëzimit të diktaturës komuniste në dhjetor të vitit 1990, u zhvilluan zgjedhjet e  para pluraliste më 31 mars të vitit 1991. Kuvendi   i parë pluralist  i dalë nga këto zgjedhje, vendosi në shtator të po atij viti, që  kryetari  i bashkisë së qytetit të caktohej nga partia që kishte fituar shumicën e mandateve të deputetëve në secilin qytet. Partia Demokratike fitoi shumicën e mandateve të deputetëve në qytetet kryesore të Shqipërisë. Tirana ishte qyteti ku PD arriti fitoren më të thellë në këto zgjedhje.

Bazuar në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, kryetar  i bashkisë së Tiranës u caktua nga PD, zoti Tomor Malasi. Ai e mbajti këtë detyre deri në korrikun e vitit 1992, kur u zhvilluan zgjedhjet e para lokale pas rrëzimit të sistemit komunist. Në krye të bashkisë së Tiranës u zgjodh me votat e qytetarëve, Sali Kelmendi. Ai e mbajti këtë post deri në  tetor të vitit 1996. Kelmendi u pasua në këtë detyrë nga një tjetër demokrat, Albert Brojka.  Ai u zgjodh në krye të bashkisë së Tiranës në tetor të vitit 1996. Këto ishin nga të rrallat zgjedhje, që u pranuan gjerësisht nga opozita shqiptare dhe nga ndërkombëtarët, edhe pse u zhvilluan pas zgjedhjeve parlamentare të 26 majit të atij viti, të cilat nuk u pranuan as nga opozita dhe as nga ndërkombëtaërt.

Nisja drejt karriges së kryeministrit

Dhjetë vjet pas shpalljes së pluralizimit politik në Shqipëri, Tirana u kthye në qytetin më të populluar. Për shkak të lëvizjeve demokrgafike kryeqyteti u mbipopullua dhe kjo ndodhi në mënyrë të paorganizuar.

Në vitin 2000, socialistët kishin tre vite që kishin fituar zgjehdjet parlamentare dhe zgjodhën për bashkinë e Tiranës kandidatin karizamtik, Edi Rama. Ai vinte nga një angazhim intensiv si pjesë e shoqërisë civile, ku kishte lënë gjurmë si një ndër publicistët më në zë të kohës.  Ai gjithashtu njihej si një ndër kundërshtarët më të fortë ndaj liderit demokrat, Sali Berisha. Edi Rama mbajti për rreth dy vite postin e  ministrit të Kulturës në qeverinë Nano nga viti 1998-2000.

Rama e nisi qeverisjen e Tiranës me përmirësimin e imazhit përmes lyerjes së fasadave në rrugët kryesore, duke  i dhënë një pamje krejt tjetër një qyteti që dukej thuasje  i rrënuar. Por shumë shpejt, pas lyerjes së fasadave, ai pothuajse e humbi kontrollin mbi territoret e lira të kryeqytetit duke mos ndalur betonizimin e pamëshirshëm të kryeqytetit që gllabëronte çdo ditë hapësirat e gjelbërta dhe sheshet e lira.

Pas 11 vitesh në krye të Tiranës, Rama u largua duke lënë pas një qytet të pushtuar nga betoni, pothuajse pa asnjë mundësi për t’u rehabilituar, edhe pse nga shumë mbështetës cilësohet si një ndër krybashkiakët më të suksesshëm të Tiranës.

Pas Ramës në krye të bashkisë së kryeqytetit erdhi Lulzim Basha,  i cili u zgjodh me një diferencë shumë të ngushtë votash në garë me Edi Ramën.  Për katër vite në krye të bashkisë së Tiranës, Lulzim basha nuk la gjurmë dhe për këtë ai akuzohet nga kundërshtarët si një ndër krybashkiakët e dështuar.

Lulzim Basha, erdhi në krye të bashkisë së Tiranës pas një përvoje të gjatë si ministër në qeverinë Berisha. Basha e nisi nga bashkia rrugën e tij drejt kryetarit të partisë, përvojë, të cilën e kishte kaluar më herët paraardhësi  i tij Edi Rama.

Me zgjedhjen e Ramës dhe Bashës në krye të dy partive më të mëdha në vend, të krijohet bindja, se posti  i kryetarit të bashkisë Tiranë të çon drejt kryetarit të partisë dhe më pas drejt atij të kryeministrit.

Në këto zgjedhje të 21 qershorit, në garë për të majtën është Erjon Veliaj,  i cili mund të ketë gjithashtu ambiciet e tij për të marrë edhe kreun e Partisë Socialiste. Ndryshe prej Veliajt, kandidati demokrat Halim Kosova, ka mohuar të ketë të ambicie, duke deklaruar se “nuk është politikan”. Në garë për bashkinë e Tiranës është edhe kandidati  i pavarur Gjergj Bojaxhi si dhe kandidatët e dy partyive jashtë koalcioneve të mëdha, Arben Tafaj dhe Sazan Guri.

 Historiku  i kryebashkiakëve të sistemit komunist

Janë 18  kryetarë që e drejtuan Tiranën gjatë regjimit komunist, kur bashkia cilësohej Komiteti Ekzekutiv. Nëntë prej tyre e përfunduan karrierën në mënyrë dramatike, pasi u persekutuan dhe në disa raste u pushkatuan nga regjimi diktatorial  i Enver Hoxhës.  Të tjerët u larguan nga Shqipëria menjëherë pas vendosjes së regjimit komunist.

Në vitet e para të regjimit komunist Tirana drejtohej nga personalitete që vinin nga shkolla e Stambollit, por edhe nga ato të Perendimit. Kryebashkiakët që drejtuan Tiranën para vendosjes së regjimit komunist kishin  thuajse të gjithë një nivel të lartë arsimor krahasuar me ata që  i pasuan gjatë viteve të komunizimit por edhe me katër kryebashkiakët që drejtuan Tiranën në 25 vite pluralizëm. Niveli arsimor  i kryebashkiakëve të Tiranës në vitet 1913-1944 as që krahasohet me niveline kandidatëve për kryetar bashkish në këto zgjedhje. Niveli arsimor  i kandidatëve  për bashkitë në zgjedhjet e 21 qershorit është përgjithësish shumë  i ulët.

Llazar Treska është  i pari kryetar  i Tiranës pas fitores së komunistëve . Ai drejtoi kryeqytetin në vitet 1944-1945.  Vinte nga një edukim francez pasi kishte kryer studimet në liceun e Korçës dhe më pas në Francë. Treska u pasua nga Ali Bakiu,  i cili erdhi në krye të Tiranës në vitin 1945 dhe qëndroi deri në vitin 1947. Nuk pranoi ti bashkohet filozofisë së Enver Hoxhës dhe për këtë arsye vuajti bashkë me familjen në burgje e internime.  Ibrahim Sina e drejtoi Tiranën në vitet 1947-1949 dhe 1954-1955;  Isuf Keçi 1950-1951; Sabri Pilkati 1951-1966, u persekutua nga regjimi; Peço Kagjini 1951- 1952 u persekutua nga regjimi; Sami Gjebero 1953 – 1954 dhe 1956-1957; Irfan Çelkupa 1954-1955; Rifat Dedja 1958-1961 dhe 1962-1964; Rexhep Guma 1960-1961; Abdyl Këllezi 1967-1969, u pushkatua nga regjimi në vitin 1976 si “puçist”; Myqerem Fuga 1970-1973;  Ndue Marashi 1974-1975, u gjet  i vetvrarë në sdhtëpi pasi akkuzohej për armiqësi. Nesip Ibrahimi  1976 – 1983; Pjetër Kosta 1983-1984; Jashar Menzelxhiu1984-1985;Leandro Zoto 1987 – 1989; Llambi Gegprifti1986 – 1987   dhe 1989 – 1990;

Zyber Hallulli, kryebashkiaku  i parë  i Tiranës

Zyber hallulli është kryetari  i parë  i bashkisë së Tiranës të cilën e ka drejtuar në vitet 1913 -1914. U zgjodh menjëherë pas shpalljes së pavarësisë dhe në atë kohë ishte myftiu  i Tiranës. Ai u caktua në këtë detyrë  jo  me votim, por nga pleqësia  e burrave të Tiranës. Pas tij e drejtuan Tiranën 16 kryetar të tjerë bashkie, secili me specifikat e kohës që drejtuan kryeqytetin.

Kryetarët e bashkisë së Tiranës deri në vitin 1944 ishin personalitete të rëndësishme atdhetarë që kishin qënë pjesë active prej momentit të shpalljes së pavarësisë e në vzhdim. Ata ishin të shkolluar kryesisht në Turqi. Pak prej tyre kishte të shgkolluar në vende të perendimit sin ë Londër, Vjenë apo edhe në Paris.

Secili prej tyre e ka drejtuar Tiranën në moment mjaft të rëndësishme jo vetëm për këtë qytet por për fatet e mbarë kombit shqiptar. Servet Libohova është  i dyti kryetar bashkie që mbajti këtë post në vitet 1915 – 1916 në kohën kur në Shqipëri mbërriti Princ Vidi. Servet Libohova u vu në këtë detyrë nga qeveria e Durrësit që drejtonte në atë kohë Shqipërinë e mesme. Pas tij vjen në krye të Tirnës Ismail Ndroqi në vitet 1917 – 1922  i cili u zgjodh në këtë detyre si kryetari  i parë, Zyber hallulli. Pra jo me votë por me pëlqimin e pleqësisë. Ai mbahet mend si kryebashkiaku që priti dhe sistemoi në Tiranë Qeverinë e dale nga kongresi  i Lushnjës.

Moment  i rëndësishëm në historinë e qeverisjes së Tiranës është edhe koha e Ali Derhemit  i cili e drejtoi kryeqytetin në vitet 1923 – 1924. Ishte një ndër miqtë më të ngushtë të Ahmet Zogut . Derhemit iu ndërpre mandati nga revolta politike e drejtuar nga Fan Noli.  Në vitin 1924 – 1924 erdhi në krye të bashkisë së Tiranës Beqir  Rusi  i aktivizuar me grupin e deputetëve që nisën revoltën e Vlorës kundër qeverisë së Ahmet Zogut. Rusi u emërua në krye të bashkisë nga Fan Noli.

Tirana për herë të parë me plan rregullues

Në vitet 1928 – 1930 Tiranën e ka drejtuar Rasim Kallakulla. Ai mbahet mend si kryebashkiaku  që hartoi planin rregullues të Tiranës dhe fillimin e ndërtimeve të godinave kryesore te administrates. U zgjodh me votim në këtë detyrë dhe ndërroi jetë kur ishte në detyre.  Kalakula u pasua nga Rexhep  Jella  i cili drejtoi Tiranën në vitet 1930 – 1933. Është ndër krybashkiakët e Tiranës me shkollimin më të mirë.  Pasi kishte kryer studimet e larta për Shkenca Politike në Kembrixh në Londër.  Rexhep Jella refuzoi postin e kryeministrit të Shqipërisë nën pushtimin gjerman në 1943. Më pas ai u burgos në regjimin komunist deri sa ndërroi jetë në internim në periferi të Kavajës në vitin 1974.  Tirana u drejtua nga disa kryebashkiakë që lanë gjurmën e tyre në krye të Tiranës për të mbërritur deri te Halil Meniku  i cili ishte  i fundit që drejtoi Tiranën para ardhjes së Enver Hoxhës në pushtet. /tesheshi.com/

Tags: dosjaa tirana

Të ngjashmeLajme

A do të dërgojë SHBA në Ukrainë armën që “mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”?
Konflikti

A do të dërgojë SHBA në Ukrainë armën që “mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”?

09/06/2023
Rrëfimi në Netflix i Schwartzenegger-it: Të rritesh me baba nazist!
Kulturë

Rrëfimi në Netflix i Schwartzenegger-it: Të rritesh me baba nazist!

09/06/2023
Mesazhi i Vuçiçit pas takimit me Lajçak-Escobar
Politikë

Albin Kurti: Ja ku po gabon Perëndimi

09/06/2023
Lajme të tjera
Hyjnë në pistë për të ndaluar avionin, ja si e pëson një çifti i ri

Hyjnë në pistë për të ndaluar avionin, ja si e pëson një çifti i ri

Basha: Rama kërcënon kandidatët e PD të tërhiqen, në të kundërt e pësojnë

Basha: Rama kërcënon kandidatët e PD të tërhiqen, në të kundërt e pësojnë

Ja çfarë tha Mihajlloviç për Millosheviçin, Arkanin dhe Kosovën

Ja çfarë tha Mihajlloviç për Millosheviçin, Arkanin dhe Kosovën

TË FUNDIT

Si në filma: mrekulli pas një tragjedie në Amazonë

Si në filma: mrekulli pas një tragjedie në Amazonë

1 min Më parë
Në thellësi të Atlantikut për 93 ditë: ç’i ndodhi këtij njeriu?

Në thellësi të Atlantikut për 93 ditë: ç’i ndodhi këtij njeriu?

12 orë Më parë
Donald Trump përballet me 100 vjet burg

Donald Trump përballet me 100 vjet burg

13 orë Më parë
Rama: Ja pse s’mund të ketë më luftë në Kosovë

Rama: Ja pse s’mund të ketë më luftë në Kosovë

14 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
A do të dërgojë SHBA në Ukrainë armën që “mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”?

A do të dërgojë SHBA në Ukrainë armën që “mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”?

09/06/2023
Rrëfimi në Netflix i Schwartzenegger-it: Të rritesh me baba nazist!

Rrëfimi në Netflix i Schwartzenegger-it: Të rritesh me baba nazist!

09/06/2023
Mesazhi i Vuçiçit pas takimit me Lajçak-Escobar

Albin Kurti: Ja ku po gabon Perëndimi

09/06/2023
Diskutimi në Evropë mbi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Diskutimi në Evropë mbi rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

09/06/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ervin Hatibi: Iluzioni i informimit

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist