Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Dosja Shkodra”, e djeshmja dhe e sotmja e zgjedhjeve lokale – “Injorohet” Papa Françesku: diferenca të mëdha në përfaqsimin fetar

by te Sheshi
03/05/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 7 mins read
A A
“Dosja Shkodra”, e djeshmja dhe e sotmja e zgjedhjeve lokale – “Injorohet” Papa Françesku: diferenca të mëdha në përfaqsimin fetar

 

Nga Anila Dushi

Shkodra, kryeqendra e veriut, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e qytetarëve shqiptarë kur ka zgjedhje vendore. Në këta 25 vjet, Shkodra djep i qytetërimit është përfshirë mes debatesh dhe pse jo dhe rastesh preçedentë në zgjdhje lokale, siç ishte ai i vitit 1996 ku kryebashkiaku mori mandatin falë përkatësisë fetare.

Po kush kanë qenë përplasjet e bashkisë më të madhe të veriut në 25 vitet e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri?

Mandati 1992-1996. Përballja kryesore ishte mes Filip Guraziut të PD-së dhe Xhevdet Alibalit të PS-së. Që të dy vinin nga familje të njohura në Shkodër, intelektualë me profil pozitiv, por Guraziu fitoi i ndikuar dhe nga fakti që PD-ja ishte në kulmin e saj dhe mbi shkodranët endej e freskët hija e persekutimit të pashoq 50-vjeçar, ndërkohë që Guraziu i përkiste dhe shtresës së të përndjekurve.

Gjatë këtij mandati, Shkodra njohu ato probleme të evidentuara kudo në Shqipëri: kaos në zbatimin e ligjeve, ndërtime pa plan, pushtime pronash shtetërore e private etj. Por gjatë këtij mandati u miratua edhe stema e qytetit.

Mandati 1996-2000. Ky mandat përbën dhe preçedentin  e njohur në të gjithë vendin ku kreu i bashkisë fitoi falë përkatësisë fetare. Përballjet në këto zgjedhje ishin: Artur Luka i PD-së me Sadetin Stankajn e PS-së, por në skenë doli dhe një koalicion i ri i panjohur më parë dhe që pati pak vite jetë, DBSH   (e Djathta e Bashkuar Shkodrane), ku përfshihej partia Lëvizja e Legalitetit dhe ajo Ballit Kombëtar me kandidatin e saj Bahri Boriçi. Duke qenë se Luka i PD-së ishte jo shumë i njohur dhe i përkiste besimit katolik, shkodranët votuan me shumicë kandidatin tjetër të djathtë, Bahri Boriçin, një intelektual i njohur në qytet dhe familje me taban. Kjo bëri që Boriçi dhe Luka të dilnin në balotazh dhe këtu Boriçi fitoi bindshëm pasi e votun dhe myslimanët e majtë dhe ato të partive të tjera që dolën jashtë gare.

Por mandati i Boriçit kaloi pa asnjë gjurmë, jo aq për faj të tij, pasi qëlloi në një kohë të papërshtatshme për askënd: ngjarjet e vitit 1997 e situata pas tyre.

Ajo që ndodhi me preçedentin Boriçi, bëri që në zgjedhjet e mëvonshme, dy partitë kryesore PD dhe PS të ishin të kujdesshëm në zgjedhjen e kandidaturave duke pasë parasysh deri diku dhe faktorin e besimit fetar, gjë që ka detyruar të presin njëra-tjetrën në bërjen zyrtare të emrave.

Gjatë viteve ku pushtetin qendror e ka patur PD-ja, ajo është kujdesur që kur bashkia e Shkodrës drejtohej nga një mysliman, në organe të tjerë drejtuese si Prefektura apo Qarku, të kishte të besimit katolik.

Mandati 2000-2003. Përballë u vendosën Ormir Rusi i PD-së dhe Esmeralda Uruçi e PS-së. Ishte hera e parë që për kreun e bashkisë kandidonte një femër dhe për herë të parë Partia Socialiste ja doli të zhvillonte miting në shesh pasi deri atëherë mblidhej në salla të mbyllura pa shumë reklamim.

Uruçi vinte nga bota akademike dhe ishte modeli i përkryer i intelektuales e gruas që premtonte mjaft për Shkodrën. Përballë saj ishte Ormir Rusi, nga familje e persekutuar. Përballja qe e ashpër, pasi fushata u shoqërua dhe me tension e provokime. Në fund fitoi Ormir Rusi, ndërsa Esmeralda Uruçi pati një tjetër fitore: ajo  arriti të merrte numrin më të madh të votave që PS-ja kishte marrë ndonjëherë në Shkodër në zgjedhjet lokale. Duhet theksuar se në fakt, fitorja e Rusit ishte dhe për shkak të një tërheqjeje të znj. Uruçi, pasi gjykata vendosi shkuarjen e tyre në balotazh. Uruçi që ndërkohë kishte marrë postin e Ministres së Kulturës u tërhoq, kjo dhe me një vendim të forcës politike që ajo përfaqësonte.

Gjatë mandatit të tij Ormir Rusi pati bashkëpunim me qeverisjen e majtë në pushtetin vendor gjë që solli pakënaqësi tek PD-ja dhe përplasje të tij me disa deputetë të kësaj partie.Qyteti nuk njohu ndonjë zhvillim të madh progresiv, ndërsa Rusi gjatë këtij mandati mori pronat e pakthyera deri atëherë të familjes së tij.

Mandati 2003-2007. Artan Haxhi i PD-së dhe Gjergj Liqejza i PS-se. Ishte një përballje qytetare, pa incidente, ku dy kandidatët kryesorë vinin nga bota akademike dhe nga biznesi. Artan Haxhi ishte zëvendësrektor i Universitetit të Shkodrës, familje intelektuale dhe që i përkiste dy besimeve, pasi prindërit e tij, sportistë të njohur në Shkodër, ishin me besime jo të njëjta fetare.

Gjergj Leqejza ishte biznesmen i njohur dhe prefekt i suksesshëm dhe kishte mbështetjen e qeverisë. Fitoi Artan Haxhi dhe gjatë mandatit të tij, sidomos pas fitores më 2005 të PD-së, Shkodra pati disa investime të rëndësishme.

Mandati 2007-2011. Lorenc Luka i PD-së dhe Namik Kopliku i PS-së. Ishte një fushatë zgjedhore e qetë dhe cilësore pasi kandidatët ruajtën një etikë dhe nivel të kënaqëshëm komunikimi. Fitoi Lorenc Luka dhe pse Namik Kopliku mori një numër të madh votash. Nën ndikimin e faktit që qeverisja qendrore i përkiste PD-së dhe Shkodra ishte e vetmja bashki e madhe e kategorisë së parë që drejtohej nga PD-ja, në këtë mandat qyteti pati një bum investimesh që ja ndryshuan pamjen.

Qeveria Berisha shihte tek Shkodra modelin e qyteteve të mëdha që synonte të merrte në mandatin e ardhshëm. Ky mandat mund të quhet më i suksesshmi për Shkodrën, kjo jo aq për meritë të Lorenc Lukës, por për atë që qeveria zgjidhi qesen për këtë qytet.

Mandati 2011-2015. Lorenc Luka i PD-së dhe Genc Uruçi i PS-së. Është rasti i vetëm në Shkodër që kemi rikandidim të kreut të bashkisë dhe kjo pasi Luka vinte me një bilanc mjaft pozitiv gjatë mandatit të tij. Kundërshtari politik u vendos në minutat e fundit të skadimit të afatit zyrtar pasi pritej të deklarohej kandidati i PD-së që flitej të ishte një inteletual i njohur i së djathtës, por i besimit mysliman. Kur u zyrtarizua emri i Lukës, atëherë PS-ja kandidoi një mysliman, por kjo nuk solli ndikim pasi Luka fitoi bindshëm duke patur dhe mbështetjen e gjithanshme të PD-së në pushtet. Ndërsa mandati i parë ishte sukses, në të dytin Luka nuk tregoi asgjë. Ky mandat mbahet mend për mbushjen e administratës me njerëz të paaftë, por që ishin  rreth i ngushtë i Lorenc Lukës, sigurisht katolikë.

Mandati i dytë i Lorenc Lukës, vlerësohet nga qytetarët si mandati i shpërblimeve të tij për miqtë e afërt dhe për bashkëpunime jo legale me të majtën.

Mandati 2015-2019. Do përballen Voltana Ademi e PD-se dhe Keti Bazhdari e PS-së. Për herë të parë kemi një përballje femrash.Voltana Ademi ishte nënkryetar e bashkisë më 2003-2007, pastaj nuk u qas nga PD-ja dhe për disa vite u la në harresë të plotë pa u përfshirë në asnjë strukturë të saj. Më 2012 u rifut në lojën politike duke u emëruar prefekte në Shkodër dhe në zgjedhjet e 2013 ishte numri 3 në listën e PD-se, gjë që i dha mandatin e deputetes. Keti Bazhdari ka patur biznes privat që herët dhe ka drejtuar një fabrikë konfeksionesh që punon në fushën e fasonerisë.

U përfshi në PS në vitin 2010 dhe për disa kohë drejtoi degën e partisë së Shkodrës. Pati kontradikta me pjesën tjetër të PS-së, gjë që bëri që kjo parti të ishte e ndarë në dy pjesë dhe me strktura paralele. Fakti që nuk ishte zgjedhje e Tom Doshit bëri që dominimi i tij në Shkodër ta spostojë. Ajo mbajti lidhje me Edi Ramën,i cili në fushatën e 2013 dhe pse nuk e përfshiu në listën e kandidatëve për deputetë, e deklaroi hapur se ishte beniaminja e tij. Kjo bëri që Bazhdari të shihet si kandidaturë për bashkinë e Shkodrës disa muaj para, madje që në dhjetor 2014 ajo filloi fushatën duke ngritur një fondacion që ndan ndihma për të varfërit. Përballja e tyre pritet të jetë interesante dhe të dyja i kanë thuajse barabar shanset për të fituar.

“Injorohet” Papa Françesku: Lokalet në Shkodër, diferenca të mëdha në përfaqsimin fetar  

Në mandatin 2015-2019 qarku i Shkodrës do të ketë 5 bashki të mëdha.Ajo që ka ngjallur pakënaqësi tek elektorati, i cili e shpreh këtë kudo ku i jepet mundësia, është fakti që nga 10 kandidatët e dy partive kryesore, 9 janë të besimit katolik. E vetmja myslimane është Voltana Ademi por dhe ajo me rezervë, pasi është e martuar në familje katolike. Ndërsa 9 të tjerët janë katolikë dhe kjo ka bërë që myslimanët e këtij qarku të mos ndjehen të përfaqësuar.

Ka prej tyre që thonë se si PD-ja e si PS-ja kanë harruar dhe cilësimin e Papa Françeskut gjatë vizitës në Shqipëri ku theksoi se ky vend është model dhe përmes përfaqësimit në nivele të larta të pjesetarëve të komuniteteve të ndryshme fetare.

Kandidadët për 5 bashkitë janë:   

Shkodra   

Voltana Ademi (PD) – Keti Bazhdari (PS)

Vau Dejës

Zef Hila (PD) – Gjokë Lleshi (PS)

Malësia e Madhe

Anton Kokaj (PD) – Tonin Marinaj (PS)

Puka

Rrok Doda (PD) – Gjon Gjoni (PS)

Fushë Arrës

Gëzim Vata (PD) – Fran Tuci (PS)

Historiku i Bashkisë Shkodër

Fillimet e institucionit të Bashkisë në Shkodër datojnë në vitin 1865.

Ajo u quajt “Beledie”(nga turqishtja), e kjo deri në vitin 1913, “Përlimtare” deri në vitin 1920 dhe “Bashki”(pas këtij viti).

Deri në shpalljen e Pavarësisë këtë institucion e kanë drejtuar: Ibrahim Idriz Hoxha, Selim efendi Çoba, Isuf efendi Golemi, Bektashag Kazazi, Shaqir beg Bushati, Riza beg Kopliku e Muharrem Gjylbegaj.

Ky i fundit, përveç të tjerave, ka meritën që ngriti flamurin kombëtar me 28 nëntor 1913 në institucionin që drejtonte, si simbol i bashkimit të Shkodrës e krahinave të saj me qeverinë e parë shqiptare të krijuar në Vlorë nga Ismail Qemali një vit më parë. Po ashtu edhe për ngritjen e këtij flamuri në Kalanë e Shkodrës më 19 mars 1914.

Më 1916, kryetar i Bashkisë së Shkodrës u zgjodh Musa Juka, që këtë funksion e mbajti gjatë periudhës së sundimit austro-hungarez (1916-1918), në atë të protektoratit të forcave ndër-aleate (1918-1920) dhe atë të qeverisë shqiptare që doli nga Kongresi i Lushnjës (1920-1924).

Në periudhën qershor – dhjetor 1924, kryetar i Bashkisë ishte Muhamet Gjyrezi, kurse në janar 1925, Mehmet Shpuza. Me 24 gusht 1928 në këtë post vjen Rustem Ymeri, që pas disa muajsh zëvëndësohet nga Izet Dibra (deri në qershor 1930).

Prej kësaj kohe (deri në janar të vitit 1931) vjen në këtë detyrë Zenel Prodani. Për dy vjet (janar 1931-mars 1933), kryetar i bashkisë së Shkodrës rikthehet Rustem Ymeri.

U zëvëndësua nga Zenel Prodani gjatë periudhës prill 1935 – gusht 1937). Për dy vjet (gusht 1937- qershor 1939), në këtë post ishte Ndoc Çoba. Për tre vjet (1939-1942), ishte Mark Kakarriqi e pas tij Zef Shiroka, (maj 1942-shkurt 1943), Loro Suma (Shkurt 1943-prill 1943),Zef Gjeta (prill 1943 – korrik 1944) dhe i fundit Dhimitër Bojaxhiu (deri në 1945). /tesheshi.com/

 

 

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Greqi, incident i rëndë në burgun e Koridhalosë, dy të vdekur

Greqi, incident i rëndë në burgun e Koridhalosë, dy të vdekur

Raidue, emision special për investimet italiane në Shqipëri

Raidue, emision special për investimet italiane në Shqipëri

Kosovë, nesër kuvendi mbarëshqiptar i Arsimit të Lartë

Kosovë, nesër kuvendi mbarëshqiptar i Arsimit të Lartë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.