Shkon në gjykatë dosja e tretë e Lazaratit me 30 të pandehur, duke e çuar në 86 numrin e të akuzuarve nga Prokuroria e Gjirokastrës. Këta persona janë të akuzuar si të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ku ndër ta 13 janë me “arrest në burg”, 7 me “arrest në burg”, në mungesë, 8 “në gjendje të lirë” dhe 2 me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Në hetimin e dosjes së Lazaratit janë përfshirë gjithsej 10 prokurorë, që vijnë nga . Dosja e tretë ka këto emra: Krenar Skënduli, Habib Tulaj, Dhurim Çelo, Sili Kasma, Edmond Boçia, Përparime Buzheri, Abas Rabia, Alfons Buzheri, Inajete Gaba, Qerim Rabaj, Çelo Buci, Violeta Gjolleshi, Erion Gjini, Fatos Çela, Daut Çelo, Hasan Gjolleshi, Adriatik Gaba, Maliq Bejko, Xhezo Mahmutaj, Lace Koli, Alfred Aliko, Merqez Pollo, Afrat Mahmutaj, Ajet Kasma, Arsen Bana, Ardian Serezi, Syrja Sinani, Izmir Hebovija, Leonidha Gjini, Avdul Boçia. Muaj pas operacionit për marrjen e Lazaratit nga ana e shtetit, ende nuk ka asnjë të dënuar. Ndër të akuzuarit e bujshëm është dhe Gate Mahmutaj, mbi të cilin rëndojnë akuzat e kundërshtimit të forcave të Policisë. Ai po hetohet tek Krimet Rënda, dhe për arsye teknike në plotësimin e dosjes me prova, gjykimi për të ende nuk ka nisur./tesheshi.com/