Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DOSJA FIERI/ Si u kthye qyteti me numrin më të madh të shqiptarëve nga Kosova e Çamëria, nga bastion i PD-së në depozitën e votave të PS-së

by te Sheshi
18/06/2015
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 8 mins read
A A
DOSJA FIERI/ Si u kthye qyteti me numrin më të madh të shqiptarëve nga Kosova e Çamëria, nga bastion i PD-së në depozitën e votave të PS-së
26
SHARES

Historiku i zgjedhjeve vendore në Fier për 100 vjet

Nga Harilla Koçi

Pak javë pas zgjedhjeve të 22 marsit të vitit 1992, në krye të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Fierit, pas një marrëveshjeje mes dy subjekteve kryesore politike, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, u emërua Viktor Margilaj.

Tepër i ri, në atë kohë, Margilaj vinte në krye të qeverisjes vendore të Fierit, me një “background” të admirueshëm. Profili i tij politik kishte shënuar një rritje të menjëhershme, pas një periudhe intensive prej pak më shumë se një vjeçare në krye të degës së Partisë Demokratike lokale. Gjatë kësaj kohe, ai udhëhoqi demokratët fierakë drejt fitores së kësaj partie në zgjedhjet e përgjithshme, rezultati i të cilave për Fierin ishte dukshmërisht i ndryshëm nga ai i 31 marsit të vitit 1991, kur Partia e Punës do të fitonte në këtë rreth në të 19 zonat elektorale.

Gjithsesi, emërimi i një demokrati në krye të Komitetit Ekzekutiv të një prej rretheve më potente ekonomike të vendit, ishte një risi. Dhe e tillë do të mbetej edhe për gjithë vitet që do të pasonin.

Në fakt, stafi i ri i qeverisjes vendore të Fierit, përveçse zgjidhjes së problemeve të emergjencës, ku përfshihej edhe garantimi i furnizimit të popullsisë me bukë dhe ushqimet bazë(ose të shportës, siç u emërtuan në atë kohë), do të duhej të fillonte edhe procesin e reformimit të strukturave lokale të pushtetit dhe ajo që ishte po aq e rëndësishme, të përgatiste këtë rreth për zgjedhjet e pritshme lokale që do të vinin shumë shpejt..

 i njohur si një nga bastionet e Partisë së Punës dhe të të majtës, Fieri do të drejtohej tashmë nga një ngjyrim tjetër politik.  Gjatë pak javëve, në të gjitha strukturat vendore të pushtetit, do të kryheshin ndryshime të plota. Ndryshuan të gjithë drejtuesit e institucioneve lokale, ato që ishin në varësi të Komitetit Ekzekutiv dhe të tjerat, që ishin pjesë e qeverisjes qendrore. Në mekanizmin e këtij transformimi u përfshinë edhe strukturat lokale të Partisë Demokratike, që përcillnin edhe propozimet përkatëse pranë institucioneve qendrore, për funksionet që kishin varësi vertikale. Pjesë e këtij procesi ndryshimesh u bënë edhe organet e drejtësisë, të hetimit, të gjitha ndërmarrjet që në atë kohë ishin shtetërore etj.

Në tërësi, aktiviteti i Komitetit Ekzekutiv të asaj periudhe të Fierit, synoi realizimin e disa reformave që do të përgatisnin terrenin për zgjedhjet e pritshme vendore, të parat e këtij lloji në historinë e vendit pas më shumë se 50 vjetësh.

Për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve u përcaktua data 26 korrik e vitit 1992, vetëm pak muaj pas 22 marsit, kur u votua për rotacion pushteti dhe kur, në shkallë vendi triumfoi Partia Demokratike me përfaqësuesit e saj.

 Por, atmosfera e kësaj fitoreje nuk do të përsëritej në zgjedhjet lokale, ku do të dominonte në shkallë vendi Partia Socialiste me kandidatët e saj. Ishin këto zgjedhje të pakontestueshme, që krijuan një ekuilibër të ri pushtetesh në Shqipëri.  Konkretisht, Fieri, ishte një nga rrethet ku në 26 korrik, kahja e votuesve do të ishte e kundërt me atë të pak muajve të parë.

Në këto zgjedhje, do të votohej për Këshillin e Rrethit(Ish Komiteti Ekzekutiv i Rrethit) dhe bashkinë. Reforma administrative territoriale, parashikonte dy nivele të qeverisjes vendore, Bashkitë dhe Këshillat e Rretheve.

Në përfundim të procesit të numërimit, demokratët fierakë humbën Këshillin e Rrethit, por fituan Bashkinë.  Sotiraq Aleksi, specialist që vinte nga sektori i naftës, do të ishte edhe kryebashkiaku i parë fierak, pas më shumë se 50 vitesh dhe do ta drejtonte këtë njësi të qeverisjes vendore, për një mandat 4 vjeçar.

Ndërkohë, sistemi zgjedhor parashikonte edhe procedurën e zgjedhjes të kryetarit dhe organeve vendimarrëse të Këshillit të Rrethit.  Robert Bitri, do të zgjidhej në përfundim të procesit, kryetar i Këshillit të Rrethit të Fierit, që dominohej tërësisht nga socialistët. 

Ligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Organeve të Qeverisjes Vendore”, i jepte Këshillit të Rrethit kompetenca të spikatura dhe dominuese ndaj bashkisë, veçanërisht në fushën e urbanistikës. Lejet e ndërtimit që jepte bashkia, diskutoheshin dhe vendoseshin përfundimisht në KRRT-në e Këshillit të Rrethit. Mjafton kjo, për të evidentuar peshën që kishte Këshilli i Rrethit në raport me qeverisjen vendore të nivelit të parë, pra bashkinë apo komunën.

 Gjithsesi, në vijimësi dhe me përmirësimet ligjore, bashkia, si njësi bazë e qeverisjes vendore, do të forconte pozitat ligjore, çka gradualisht do ta çonte në plan të parë.

 Katër vjet më vonë, në zgjedhjet vendore të 20 tetorit të vitit 1996, vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të kontenstuara të 26 majit, demokratët në Fier do të përsërisnin fitoren e Bashkisë, përmes kandidatit Agron Milaj, pinjoll i një familjeje të njohur në këtë zonë.

 Gjatë këtyre dy mandateve, Fieri përjetoi disa transformime, por, gjithsesi, infrastruktura rrugore, furnizimi me ujë të pijshëm, me energji elektrike etj, mbetën na fazën e emergjencës.

 Katër vite më vonë, në zgjedhjet vendore të muajit tetor të vitit 2000, socialistët fierakë do të merrnin për herë të parë bashkinë pas viteve 1990-të dhe bashkë me të edhe Këshillin e Rrethit, respektivisht me Nikollaq Koshovarin dhe Ilir Danon.

Pas këtij momenti, asgjë nuk mund ta ndalte vërshimin socialist në këtë njësi të qeverisjes vendore, në një nga qytetet dhe rrethet më potente të ekonomisë së vendit.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2003, kandidati i Partisë Socialiste, Baftjar Zeqaj, do të triumfonte bindshëm, duke fituar mandatin e parë në krye të bashkisë së qytetit myzeqar dhe duke u pasuar në rizgjedhjen në postin e kryetarit të Këshillit të Rrethit, të Ilir Danos.

Zeqaj do të rikonfirmonte veten si përfaqësues i Partisë Socialiste në krye të Bashkisë së Fierit edhe në dy mandate të tjerë, duke spikatur në historinë më shumë se një shekullore të këtij qyteti, si kryebashkiaku më jetëgjatë. Ai fitoi sërish në zgjedhjet e 18 shkurtit të vitit 2007 dhe në ato të 8 majit të vitit 2011.

Gjatë periudhës së drejtimit të Fierit nga Zeqaj, qyteti përjetoi një transformim të dukshëm urban e demografik. “Boom”-i i ndërtimeve, një sërë investimesh të realizuara në fushën e infrastrukturës, rrugore, furnizimin me uje të pijshëm, me energji elektrike, etj, e shndërruan Fierin në një qytet me profil dukshëm më të përmirësuar krahasuar me vitet paraardhëse, duke e futur at në rrjedhën e një zhvillimi të qëndrueshëm.

Ndërkohë, në në garën për zgjedhjet e pritshme vendore të 21 Qershorit, në Fier, janë përfshirë, Armando Subashi(PS), Enkelejd Alibeaj(PD), Albert Çaci (i pavarur, ish-deputet i PS-së).

-Retrospektivë-

Ashtu si edhe qytete të tjera të vendit, Fieri është përfshirë në rrjedhën e procesit të zgjedhjeve, pas vitit 1912.  Por, për shkak të disa faktorëve specifikë që lidhen me pozicionin gjeografik, me lëvizjet demokrafike, me parametrat urbanë dhe ata demografikë, me traditën dhe trashëgiminë(Në vitet ’20-të të shek XX, Fieri ishte nënprefekturë), zgjedhjet vendore në qytetin myzeqar, kanë nisur të zhvillohen shumë më pas se në mjaft qendra të tjera të mëdha urbane të vendit.

Gjithsesi, menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë, Fieri kishte kryetarin e bashkisë, ose “kryekatundarin” siç emërtohej. Tonç Kilica është kryetari i parë i Bashkisë së Fierit, që njihet në histori si ai që ngriti flamurin e pavarësisë në këtë qytet, në 29 nëntor të vitit 1912, një ditë pas aktit kombëtar që u realizua në Vlorë.

Por, kryetari i parë i Bashkisë, i zgjedhur përmes mekanizmit të votës, në një proces të rregullt zgjedhor, është vëllai i Tonç Kilicës, Llazar Kilica.  Ai fitoi në zgjedhjet e para për pushtetin vendor, që u zhvilluan në Fier, ashtu si në të gjithë vendin në vitin 1922, një vit pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri.

 Llazar Kilica e drejtoi bashkinë e Fierit për një periudhë 2 vjeçare, deri në vitin 1924 dhe një nga arritjet e tij të spikatura vlerësohet si nismëtar për ngritjen e lagjes së re me emrin “Liri”. Duhet nënvizuar fakti se, në vitet 1920, në zonën e Fierit ekzistonin dhe ishin të dukshme, elementë të sistemit feudal, siç ishte angaria për bujqit. Në këto rrethana, ky realitet dhe fakti që, latifondistët, ose bejlerët, ushtronin presion për të ruajtur të njëjtat pozita dhe privilegje të shumta në raport me bujqit, e bënte më të vështirë qeverisjen vendore, në raport me pjesën tjetër të vendit.

Ky fakt i dhimbshëm, ishte gjithashtu një faktor frenues për zhvillimin e tregtisë dhe në tërësi të ekonomisë, çka shtonte më tej pengesat për të siguruar një qeverisje efektive.

 Sipas ligjit zgjedhor të fundvitit 1921, bashkia e Fierit, ishte një organ i zgjedhur. Pranë saj funksiononte këshilli i bashkisë me 12 anëtarë, që zgjidheshin për një periudhë 3 vjeçare. Madje, këtu ka edhe një tjetër fakt interesant. Kryetari i bashkisë, përcaktohej mes 3 anëtarëve të këshillit që kishin marrë më shumë vota në votime. Por, për emrin, duhej të vendoste ministri i brendshëm.

Me këtë sistem zgjedhor, u zgjodhën në vazhdimësi edhe drejtuesit e tjerë të bashkisë.

-Periudha 1944-1990

Sistemi i zgjedhjeve dhe administrimit të qytetit, që funksiononte gjatë periudhës së Mbretërisë dhe atë të pushtimit Italian dhe gjerman, u zëvendësua me komitetet ekzekutive, të cilat ishin të dy niveleve: Komiteti Ekzekutiv i Rrethit dhe qytetit, të cilat kishin edhe kompetencat respektive në funksionimin e tyre.

Fieri u transformua nga një qendër urbane dhe ekonomike me profil bujqësor, në një nga zonat më të rëndësishme ekonomike të vendit, me resurse të mëdha në bujqësi, industri, industrinë nxjerrëse dhe përpunuese të naftës, prodhimin e plehrave kimike, industrinë mekanike, në tregti, shërbime etj. Rrethi i Fierit renditej i dyti pas Tiranës, në këtë drejtim. Nga një popullsi me rreth 20 mijë banorë në vitet 1960-të, Fieri arriti në më shumë se 35 mijë banorë në fillim të viteve 1980-të dhe rreth 50  mijë banorë në fillim të viteve 1990-të. Lëvizja demografike me destinacion qytetin e Fierit, kishte origjinë nga rrethe të ndryshme të vendit, ku spikasnin Vlora, Berati etj. Nga ana tjetër, në historinë e qytetit, spikaste edhe migrimi i popullsisë me origjinë nga Çamëria dhe Kosova.

Në këto kushte edhe rëndësia që ju kushtua qeverisjes vendore ishte e dukshme dhe përzgjedhja e emrave që emëroheshin në krye të komiteteve ekzekutive të dy niveleve, ishte mjaft e kujdesshme.

Në historinë e qytetit spikasin mjaft emra, ndërkohë që periudhën e fundit të sistemit komunist, në vitet 1980-të e fillim të vitit 1990-të, ishin Dhimitër Brisku e Anastas Pone./tesheshi.com/

 

 

Tags: dosja fieri

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Turqia shpall tre ditë zie kombëtare për humbjen e Demirelit

Turqia shpall tre ditë zie kombëtare për humbjen e Demirelit

AAK propozon rezolutë për lirimin e Ramush Haradinajt

AAK propozon rezolutë për lirimin e Ramush Haradinajt

Kryeministri serb shpreh kundërshtinë ndaj idesë hungareze për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit

Kryeministri serb shpreh kundërshtinë ndaj idesë hungareze për ndërtimin e një muri përgjatë kufirit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.