LSDM ka dorëzuar në Prokurorinë Publike një pjesë të provave lidhur me operacionin masiv të përgjimit të paligjshëm, ndërsa pjesa tjetër e dëshmive do të dorëzohet në fazën kur të fillojë procesumimi gjygjësorë. Lideri i saj Zoran Zaev, sot deklaroi se këto prova janë pronë e Republikës së Maqedonisë por ato do të dorëzohen tek autoritetet përkatëse, pasi të plotësohen të gjitha kushtet, që nënkupton ndarjen e ekzekutivit nga gjyqësori.
“Dëshmitë përmbajnë më shumë se 100,000 thirrje telefonike, të gjitha të transkriptuara, më shumë se 18.000 mesazhe në formë të SMS porosive, poashtu të transkriptuara nga rreth 12.000 numra të ndryshëm të telefonit. Më shumë se 20.000 njerëz kanë qenë të përgjuar në Republikën e Maqedonisë” deklaroi Zaev me të dalë nga Prokuroria,ndërsa informoi se në 13 biseda të përgjimeve të cilatnuk kanë qenë të publikuara deri më tani, e që janë dorëzuar në prokurori, qartë shifet se kush ka përgjuar në Maqedoni, dhe kush e ka mbrojtur sistemin e kontrollit të komunikimeve.
/tesheshi.com/