Iraniania Sarah Tabar, 29-vjeçe, ka kaluar nëpër 50 ndërhyrje estetike të pabesueshme, për ta bërë veten që të përngjajë me Angelina Jolie, shkruan gazeta gjermane Bild.
Përveç operacioneve, Sarah ka mbajtur edhe dietë duke rënë në 40 kilogramë, gjithnjë me synimin për t’u bërë Angjelina.
Transformimi i saj që i ngjan një shpërfytyrimi makabër, tërhoqi shumë shoqërues në rrjetet sociale, ku ë me vetëm 28 postime në Instagrami, ajo tërhoqi më shumë se 250 mijë ndjekës.
Një pjesë e mirë e tyre nuk i miratuan transformimet e saj, duke i shkruar se nuk dukej si qenie njerëzore, ndërkohë që tjerë e krahasuan atë me një personazhnga filmi i animuar “Nusja kufomë” (Corpse Dead). /tesheshi.com/