Eshtë shuar në moshën 89-vjeçare gjigandi i humoriit fierak, Fuat Boçi, i njohur ndryshe si Belul Gjeraqina, një ndër emrat e personazheve më të famshëm që luajti në karrierë. Fjala është për monoloun “A doni me për Belulin?”.
Fuat Boçi e pati kulmin e shkëlqimit të tij pikërisht në periudhën e artë të Estradës së Fierit, në fundin e viteve ’70 dhe vitet ’80, me libretet e famshme të Pëllumb Kullës. Një prej tyre ishte dhe “Beluli”.
Si shumë emra të tjera të aktrimit shqiptar, ai kaloi në artin skenik nga të qënit klasë punëtore. E nisi si elektriçist, kaloi si kino-mekanik, e më pas, falë talentit të fshehur e zbuluar, u bë aktor.
Një tjetër e veçantë e të ndjerin Fuat Boçi, ishte miqësia e tij që në fëmijëri me ish-presidentin grek Karolios Papulias.
I lindur në Voshtinë të Çamërisë, me Papuliasin ai kishte kaluar fazën e parë të jetës, atë më “të pafajshmen”, në një shoqëri të ngushtë me njëri-tjetrin, të cilën e ruajtën në vite. /tesheshi.com/