Presidenti i Këshillit Evropian në largim, Donald Tusk është kandidati i vetëm për kryetar të Partive Popullore Evropiane (EPP), pasardhësi i francezit Joseph Daul, tha të hënën grupi evropian.
Do të jetë hera e parë që një evropianolindor do udhëheqë këtë familje të madhe të partive të krahut të djathtë në Bashkimin Evropian, e cila përfshin Unionin Kristian Demokratik (CDU) të kancelares gjermane Angela Merkel, si dhe Partinë Republikane Franceze.
Tusk do të emërohet në krye të EPP në Zagreb të mërkurën, ku do të mbahet kongresi i grupit.
Nuk do të ketë paqartësi pasi nuk ka pretendentë, shkruan AFP.
Zgjedhjet do të mbahen me një votim të fshehtë prej afro 700 delegatësh, me rezultatin e shpallur të mërkurën natën, tha një zëdhënës i PPE.
Tusk, 62 vjeç, për pesë vitet e fundit, ka mbajtur një nga pozicionet kryesore në institucionet evropiane, Presidencën e Këshillit Evropian, nga ku duhet të largohet në 1 dhjetor, kur postin e tij do e pasojë kryeministri i Belgjikës, Charles Michel.
Mandati i Presidentit të PPE është tre vjet dhe mund të rinovohet pafundësisht.
Krerët e shteteve dhe qeverive evropiane, si dhe zyrtarë të lartë të BE-së, pritet të jenë në Zagreb, përfshirë Angela Merkel, Presidenten e sapozgjedhur të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, si dhe udhëheqjen aktuale të BE-së, Jean-Claude Juncker, dhe padyshim Donald Tusk. /tesheshi.com/