Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

DOKUMENTET/ Nisja e Antifashizmit në Shqipëri: kur Abaz Kupi qe kthyer në makth, krah kishte Haxh Lleshin

by te Sheshi
18/04/2021
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 4 mins read
A A
DOKUMENTET/ Nisja e Antifashizmit në Shqipëri: kur Abaz Kupi qe kthyer në makth, krah kishte Haxh Lleshin

“Në pyjet e Matit Abaz Kupi ka mbledh 50 burra të armatosur, do msyjnë fyshën e përqendrimit në Klos e German dhe Burgun e  Burrelit”

Vera e vitit 1942 dhe sidomos vjeshta, do të shënojë fillimet e rezistencës antifashiste të organizuar në Shqipëri.

Sipas dokumenteve të Minsitrisë së Brendshme, çetat e para  kanë vepruar në zonat e Matit dhe Dibrës nën komandën e Abaz Kupit e Haxhi Lleshit, në korrik 1942, e më tej në gusht e shtator në Korçë, Tiranë, Vlorë etj.

Në këto dokumente flitet për herë të parë për shfaqjen në skenën e rezistencës të Abaz Kupit, ish-ushtarak karriere, i cili udhëhoqi rezistencën kundër pushtimit fashist në Durrës, më 7 prill 1939. Pushtimi fashist e detyroi  të arratisej në Turqi, ndërsa familjen fashistët ia internojnë në Himarë.

Burimet zyrtare thonë se ai ishte kthyer në Shqipëri për të organizuar rezistencën antifashiste në vitin 1942. Por detajet për hapat e tij të parë në krijimin e çetës së tij zbulohen qartë në dokumentet e Ministrisë së Brendshme të verës së 1942.

Në dokumentin e  datës 25 korrik 1942 drejtuar Ministrisë së Brendshme në Tiranë nga nënprefekti i Burrelit Duro Tabaku,   shkruhet ndër të tjera:

“Komanda e K.M. lokale na njofton verbalisht se i arratisuni politik Abaz Kupi me nji fuqi 50 vetësh t’armatosun me tesha ushtarake janë duke lëvizur në pyllin e Fullqetit, komunë e Klosit dhe në pika të ndryshme të komunës Gurrës. Kanë ndërmend të tentojnë mbi kazerma dhe në burgun e këtushëm. Komanda disponoj tash masa mbrojtjeje preventive. Krijimi dhe dërgimi i nji detashmenti me 100 deri 150 vetë shihet i nevojshëm. Në këtë mënyrë raportoj grupin e vet komanda Lokale.

Nënprefekti Duro Tabaku”.

Nisur nga ky raportim, dy ditë më vonë, me 27 korrik 1942 nga Ministria e Brendshme, i  niset një telegram prefekturës së Peshkopisë  ku shkruhet:

“Nënprefektura e Matit na lajmron se simbas  nji informate të marrun nga Komanda e Karabinjerisë, gjoja në rajonin e komunës Klosit e në atë të komunës Gurrës asht dukun Abaz Kupi i shoqnuem prej kund pesëdhetë vetash. Gjithnji simbas asaj informate rezulton sikur aj don me msye kazermat e atjeshme si dhe burgun. Lajmi qitet pak fantazjos por sidoqoftë le të bahen hetime të shpejta prej anës së Juej, e në rast se del pozitiv të na bahen propozimet e nevojshme për ndjekje. Si edhe pa marrë gjeje nga ne, autorizoheni me marrë të tanë ato masa që kanë me ju dukun të nevojshme me marrë. Presim gjegjen e zbatimin e menjihershëm të sa ma sipërm”.

Me 30 korrik 1942, tre ditë më vonë, nënprefekti i Burrelit Duro Tabaku, i shkruan sërish prefekturës së Peshkopisë dhe Ministrisë së Brendshme në Tiranë për lëvizjet e reja të Abaz Kupit në Mat.

“Nga informatat e deritanishme rezulton se banda e Abaz Kupit përbahet ma se 100 vetësh dhe ndame në tre grupe. Grupi i parë komnadohet nga vetë Abaz Kupi dhe ndodhet ndërmjet katundeve Gurr e madhe, Gurr e Vogël, dhe katundeve Rip e Dom.

 Grupi i dytë komandohet prej Haxhi Lleshit dhe ndodhet në Lugun e Muhës, katundi Fullqet Klos. Grupi tretë komandohet prej Nush Gjonit në rrethin Tinarës Qulës, Klos. Çdo grup ka nga nji armë automatike. Qëllimi thuhet se asht pregatitje shumzim fuqish për me sulmue koncentramentet Klos, German dhe Burgun e Qendrën e Burrelit. Thuhet se janë në lidhje me Tiranën. Sikurse kemi lajme me fuqinë e ardhun prej Kruje nuk bahet ndonji veprim. Lutemi dërgim fuqie kambsorie dhe t’armëvet automatike.

Nënprefekti Duro Tabaku”.

Pas këtij letërkëmbimi, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë shkruan Ministrisë së Brendshme për organizimin e forcave të armatosura nga Abaz Kupi në Mat.

“Kuestura e Dibrës na njofton se nga informatat e marruna  rezulton se çeta e famëshme e Abaz Kupit përbahet prej ma tepër se njiqind personazh dhe asht e dame në tri grupe. I pari që kryesohet  nga Abazi vetë u gjindka nder pyje të katundit Gurra e Vogël, i dyti i kryesuem nga Haxhi Lleshi në pyllin e katundit Fullqet e i treti i kryesuem prej Nushi Gjonit prej Selite-Mirditë,  në pyllin e katundit Patin.

Të përmendunit zotnojnë armë automatike dhe dëshirojnë me e shtue fuqinë e tynë për me msye pastaj fushën e përqendrimit në Klos e në Gërman, përveç Burgut e qendrës së Burrelit. Fuqija e tashme nuk na duket e mjaftueshme prandej për çdo rasë e shofim t’arsyeshme me dërgue edhe nji repart tjetër të Milicisë me armë automatike.

Nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë

Sh.Borshi”.

Siç duket edhe nga dokumentet, autoritetet nuk i kishin marrë sa duhet seriozisht lajmet e para për organizimet e Abaz Kupit dhe të Haxhi Lleshit  në fshatrat rreth Klosit. Por ngjarjet e mëvonshme dëshmuan se çeta e Abaz Kupit do të kryente disa aksione të sukseshme  në Mat e Dibër, dhe do t’u shkaktonte dëme të mëdha e viktima në rradhët e fashistëve.

Këto dokumente janë të një rëndësie të veçantë, pasi dokumentojnë fillimet e rezistencës së vërtetë antifashiste, e cila u krijua vetëm në vitin 1942, kur një varg antifashistësh të hedhur në arrati nisën të organizojnë çetat e para si rasti i Abaz Kupit në Mat, Hysni Lepenicës në Vlorë, Myslim Pezës në Tiranë, etj. /tesheshi.com/

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Një akt që do të provokojë hakmarrje: Çekia dëbon diplomatë rusë

Një akt që do të provokojë hakmarrje: Çekia dëbon diplomatë rusë

Irani nis pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind pastërti: çdo të thotë kjo?

Irani nis pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind pastërti: çdo të thotë kjo?

Lukashenko: Kështu donin të më hiqnin qafe!

Lukashenko: Kështu donin të më hiqnin qafe!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni