Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Doktrina Dulles: teoria më e famshme konspirative në Rusi është e panjohur për “komplotuesit” në Amerikë

by te Sheshi
23/02/2018
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Doktrina Dulles: teoria më e famshme konspirative në Rusi është e panjohur për “komplotuesit” në Amerikë

Teoria konspirative më popullore mes rusëve e lidh bjerrjen e kulturës ruse me ndikimin e shërbimeve sekrete amerikane.

Teoritë konspirative, ashtu si barcaletat, nuk përkthehen dot lehtë nga njëra kulturë në tjetrën. Me rrënjë në ankthet e vendit që i ka krijuar ato, teoritë popullore në një pjesë të botës mund të mos shkojnë kurrë në një tjetër vend. Në Rusi, një teori konspirative që fokusohet tek komploti amerikan për të shkatërruar kulturën ruse – njohur edhe si Doktrina apo Plani Dulles – është kaq e mirënjohur saqë ka edhe meme-t e veta. Por siç vë në dukje, “The New York Times”, kjo histori “mund të duket e errët për perëndimorët”.

Një ish-punonjësi të agjencisë së kërkimeve në Internet, një nga organizatat që është përfshirë nga Departamenti amerikan i Drejtësisë në listën a tyre që kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, iu desh të shkruante një ese në funksion të aplikimit për vendin e punës, raporton “Times”. Në Rusi, plani Dulles është “ndoshta teoria më popullore ‘indigjene’ nga teoritë konspirative pas rënies së Bashkimit Sovjetik”, thotë Alexander Panchenko, akademik i letërsisë në Akademinë ruse të Shkencave, që po studion planin dhe ndikimin e tij. Dokumenti i supozuar në zemër të teorisë konspirative thuhet se paraqet strategjinë për të minuar fuqinë ruse duke mbjellë “kaos dhe konfuzion” – për të mposhtur Rusinë duke shkatërruar popullin e saj nga brenda.

Plani Dulles, së pari bulëzoi në fillim të viteve 1990, jo shumë kohë pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Atribuar Allen Dulles-it, kreut të parë civil të inteligjencës amerikane dhe me gjasa shkruar në vitet 1940, plani shpjegon në prozë madhështore sesi Amerika mund të mposhtë Rusinë duke gërryer vlerat fundamentale të vendit.

Ideja, sipas tekstit, është të “ngulisë në ndërgjegjen e njerëzve, kultin e seksit, dhunës, sadizmit dhe tradhtisë, me një fjalë imoralitetit” me ndihmën e “bashkëpunëtorëve, asistentëve dhe aleatëve brenda Rusisë”. Në këtë version të korruptuar të Rusisë, “burokracia do të ngrihet në virtyt. Ndershmëria dhe rregulli do të tallen se nuk i hyjnë në punë asnjëriu, një anakronizëm”. I gjithë vendi do të drejtohet në një poshtërsi morale. “Vrazhdësia dhe pafytyrësia, gënjeshtrat dhe mashtrimi, pija dhe droga, frika kafshërore ndaj çdo gjëje dhe çdokujt, mungesa e njerëzillëkut, tradhtia, nacionalizmi dhe nxitja e konflikteve midis grupeve etnike dhe mbi të gjitha urrejtja për etnosin rus: ne do të kultivojmë të gjitha këto, në heshtje dhe me zotësi”.

Referencat ndaj planit Dulles së pari, dolën në gazetën pro-komuniste  “Narodnaja Pravda”, në vitin 1992 dhe së shpejti nisën të përhapen në të gjithë median ruse. Nga dalja e parë, plani nisi të komplikohej me teori të tjera konspirative: një artikull i hershëm, nga një lider fetar në kishën Ortodokse, e vendos planin Dulles në të njëjtën linjë me Protokollet e Kryepleqve të Zionit si një shpjegim për bjerrjen morale të Rusisë.

Por, shpejt, kërkuesit dhe reporterët nxorrën një version më të hershëm, të trilluar të planit, publikuar në romanin “Thirrja e përjetshme” (Vechnyi Zov). Një nga personazhet e këqinj të librit, trockist dhe bashkëpunëtor me nazistët, parashtron planin e mposhtjes së Rusisë pas Luftës së dytë Botërore. Libri, thotë Panchenko, ka një linjë të fshehur anti-Semite, po ashtu duke i paraqitur trockizmin dhe judaizmin si forca armike. Autori i librit, Anatoly Ivanov, së pari e kishte shkruar pasazhin e romanit në fillim të viteve 1970, por nuk kishte kaluar përmes censurës derisa doli i printuar në vitet 1980.

Madje, edhe pasi plani Dulles u gjurmua të ishte një rrëfim i sajuar,  popullariteti i tij nuk u zvogëlua. “Ky dokument fallco ka qenë me më shumë ndikim në formësimin e ndërgjegjes historike popullore ruse dhe kujtesën e Luftës së Ftohtë, sesa çdo grimcë tjetër e dokumenteve reale arkivore që kanë deklasifikuar si sekrete në vitet e fundit”, shkruan Julie Fedor, nga Universiteti i Melburnit, specializuar për historinë moderne ruse. Plani përbën një mjet të dobishëm për të shpjeguar ndryshimet që kanë transformuar kulturën ruse në epokën post-sovjetike. Në përmbledhjen e planit Dulles, në tekst thuhet: “план даллеса не существует но действует”—“Plani Dulles: nuk ekziston, ende funksionon”.

Por jo të gjithë besojnë se plani është i rremë. “Tani, mbështetësit diskutojnë ose për dhuratën profetike të Ivanov që e lejoi atë në një farë mënyre mistike të mësonte për qëllimet e Dulles ose për kontaktet e tij me disa oficerë të KGB-së që ia thanë ato që dinin për planet sekrete të CIA-s”, thotë Panchenko.

Edhe pse mbështetësit e teorisë me raste, kanë lënë të kuptohet se mund të nxjerrin dokumente që provojnë lidhjen mes planit dhe bjerrjes kulturore, nuk ka asnjë provë aktuale të një komploti të shërbimeve sekrete amerikane për të dëmtuar kulturën ruse. Fuqia e planit Dulles vjen nga mundësia për të shpjeguar gjithçka për të gjitha ndryshimet në Rusi që perceptohen si negative: Nëse kultura po bjerret, mos ia hidhni fajin ndonjërit në pushtet në Rusi. E sigurtë që bëhet fjalë për një komplot të CIA-s për të kalbur zemrën e fuqisë së Rusisë.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?
Kulturë

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Next Post
Tensionohen zgjedhjet në Itali: policia ndan protestuesit e ekstremit të majtë dhe të djathtë

Tensionohen zgjedhjet në Itali: policia ndan protestuesit e ekstremit të majtë dhe të djathtë

Hetimet për ndërhyrjen ruse: akuza të reja për dy ish-ndihmësit e fushatës së Trump

Hetimet për ndërhyrjen ruse: akuza të reja për dy ish-ndihmësit e fushatës së Trump

Demarkacioni me Malin e Zi: nis seanca, Albin Kurti qëllohet me vezë ndërsa hynte në Kuvend

Demarkacioni me Malin e Zi: nis seanca, Albin Kurti qëllohet me vezë ndërsa hynte në Kuvend

TË FUNDIT

  • Të fundit
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni