Arsenali mund të përforcohet gjatë ditëve në vijim. Jo në organikën e futbollistëve, por të staffit mjekësor, pasi doktoresha Eva Carneiro mund t’i bashkohet “topçinjve”. Pas zënkës me trajnerin Jose Mourinho, ajo u pezullua nga detyra dhe tani po shqyrton mundësinë e angazhimit në ndonjë punë të re.
Pikërisht londinezët po vuajnë në aspektin e dëmtimeve, duke përfshirë këtu lëndimet e rënda të Danny Welbeck dhe Jack Wilshare e janë rritur gjasat për të shtuar numrin e stafit mjekësor në skuadër.
Dhe, pikërisht mendohet që Eva Carneiro do ta pasurojë stafin mjekësor të Arsenalit.
Trajneri i saj, Arsene Wenger pati deklaruar në fundin e muajit gusht se skuadra e tij është në kërkim të një stafi të mirëfilltë mjekësor, pasi është lodhur nga dëmtimet e shumta. Por, Arsenali ka konkurrentw pwr shwrbimet e doktoreshës Carneiro e më kryesori prej tyre është Andres Vilas Boas që po ashtu po kërkon ta marrë atë te klubi rus Zenit St Peterburg.
/tesheshi.com/