Është pezulluar për një kohë të pacaktuar mësimi i studentëve tek Fakulteti Ekonomik.
Lajmi është bërë i ditur dhe është konfirmuar nga dekani i këtij fakulteti, zoti Sulo Hadëri.
Sipas tij, mësimi në këtë fakultet nuk do të zhvillohet për shkak të dëmtimeve që janë shkaktuar ditën e djeshme në godinën universitare, nga një shpërthim.
Ai ka bërë me dije se po punohet për riparimin e të gjitha dëmeve dhe se studentët do të njoftohen në një moment të dytë për nisjen e mësimit. /tesheshi.com/