Një polic qarkullimi është plagosur pasditen e sotme në një aksident në aksin Laç – Mamurras, pasi është përplasur nga një automjet i drejtuar nga djali i kreut të Bashkisë së Laçit, Artur Bardhi, me inicialet K.B sipas njoftimit të plicisë.
Ky i fundit duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, ka goditur fillimisht një automjet privat t të një polici të qarkullimit që ka qenë në detyrë, e më pas vetë automjetin e policisë pak më tutje, duke përfshirë në goditje dhe policin që ka qenë më radar në dorë, me inicialet F.A. I plagosur rëndë ai është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë.
Policia thotë në njoftim se autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Siç dihet, Artur Bardhi është në listën e opozitës si një preh emrave të inkriminuar të qeverisjes së majtë. /tesheshi.com/