Nipi i Presidentit të SHBA-së, John F. Kenedy dhe i biri i Ministrit të Drejtësisë së SHBA, Bob Kenedy, aktualisht një gazetar dhe intelektual i njohur amerikan, në një shkrim të botuar nga Politico, thekson se burimi i problemeve të Uashingtonit me vendet arabe të Lindjes së Mesme ka hedhur rrënjë qëkur CIA, në vitet ‘40-‘50 kreu disa grushte shteti në thuajse të gjitha vendet e rajonit, duke filluar me Sirinë.
“Pjesërisht për shkak se babai im u vra nga një arab, unë kam bërë një përpjekje për të kuptuar ndikimin e politikës të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht faktorët që motivojnë nganjëherë sulmet që vijnë nga bota islame kundër SHBA.
Nëse përqëndrohemi në ngritjen e ISIS-it dhe kërkimin e burimit të egërsisë që mori aq shumë jetë të pafajshme në Paris dhe San Bernardino, duhet të shikojmë përtej shpjegimeve të karakterit fetar dhe ideologjik.
Në vend të kësaj, ne duhet të shqyrtojmë në mënyrë racionale momente të historisë dhe të industrisë së naftës – atëherë nuk duhet ta drejtojmë gishtin përtej brigjeve tona për të gjetur fajtorin.
Rekord i ndërhyrjeve të dhunshme të Amerikës e në Siri – shumë pak e njohur për popullin amerikan por ende e panjohur nga vetë sirianët – mbolli terren pjellor për ngritjen e grupeve të dhunshme që tani komplikon një përgjigje efektive të qeverisë sonë për të adresuar sfidën e ISIS-it.
Për sa kohë që opinioni publik amerikan dhe politikëbërësit janë në dijeni të këtij kurthi, ndërhyrjet e mëtejshme janë të mundshme për të gjithë krizën në kompleks.
Sekretari i Shtetit John Kerry këtë javë njoftoi një armëpushim të përkohshëm në Siri. Por, pasi që SHBA-së ka një reputacion minimal brenda Sirisë edhe armëpushimi nuk përfshin grupime luftëtare të rëndësishme të tilla si ISIS dhe al Nusra.
Në mënyrë të ngjashme u rrit ndërhyrja ushtarake e presidentit Obama në Libi me sulmet ajrore siç ai ndaj një kampi trajnimi të ISIS-it. Por kjo ka të ngjarë t’i forcojë më tepër sesa t’i dobësojnë radikalët.
Siç New York Times raportoi në 8 dhjetor 2015, udhëheqësit politikë të ISIS-it po punojnë për të provokuar një ndërhyrje ushtarake amerikane. Ata e dinë nga përvoja se kjo do të sjellë mbushje të radhëve të tyre me luftëtarë vullnetarë, mbyten zërat e moderuar dhe krijon premise për të bashkuar botën islame kundër Amerikës.
Për të kuptuar këtë dinamikë, ne duhet të shikojmë këtë historinë nga perspektiva dhe sidomos gjeneza konfliktit aktual.
Shumë kohë para se pushtimi ynë i Irakut në vitin 2003 shkaktoi kryengritjen sunite që tashmë është shndërruar në ISIS, CIA kishte ushqyer guerilët e dhunshëm si armë e Luftës së Ftohtë.
Kjo nuk ka ndodhur pa polemika në shtëpi. Në korrik të vitit 1957, pas një grusht shteti të dështuar në Siri nga ana e CIA-s, xhaxhai im, senatori John F. Kennedy, tërboi presidentin Eisenhower, liderët e dy partive politike dhe aleatët tanë evropianë, me një fjalim mbajtur në një moment historik kur u nënshkrua e drejta e vetëqeverisjes në botën arabe dhe dhënien fund të ndërhyrjes imperialiste të Amerikës në vendet arabe.
Gjatë gjithë jetës sime, dhe sidomos gjatë udhëtimeve të mia të shpeshta në Lindjen e Mesme, arabë të panumërt e kujtojnë me dashuri këtë fjalim dhe e cilësojnë si deklaratën më të qartë e idealizmit që pritej nga Kennedy dhe SHBA-së që mbështesnin vlerat universale dhe themelorë të Amerikës, e cila përkrahu Kartën e Atlantikut, pra që të gjitha ish-kolonitë europianë kanë të drejtën e vetëvendosjes.
Franklin D. Roosevelt lidhi aleancën me Winston Churchill dhe udhëheqësit e tjerë aleatë me të cilët nënshkroi këtë kartë në vitin 1941, me një parakusht për mbështetjen e SHBA-së në luftën evropiane kundër fashizmit.
Por në saj të Allen Dulles dhe CIA-s, intrigat e politikës së jashtme e të cilit ishin shpesh direkte në kundërshtim me politikat e deklaruara të kombit tonë, rruga idealiste e përshkruar në Kartën e Atlantikut, nuk është ndjekur më.
Në vitin 1957, gjyshi im, ambasadori Joseph P. Kennedy, mori pjesë në një komitet të fshehtë të ngarkuar me hetimin e shkatërrimin e lëvizjes klandestine të CIA-s në Lindjen e Mesme. I ashtuquajturi “Bruce-Lovett Report se” në të cilën ai ishte nënshkrues, përshkroi komplotet e CIA-s në grushtin e shtetit në Jordani, Siri, Iran, Irak dhe Egjipt, të gjitha të njohur në vendet arabe, por praktikisht të panjohura për popullin amerikan që besuan në vlerë nominale, mohimet qeverisë së tyre. Raporti fajësoi CIA-n për të nxitjen e anti-amerikanizmit që ishte atëherë misterioz por kishte ngulur rrënjë në shumë vende.
Raporti Bruce-Lovett theksoi se ndërhyrjet e tilla ishin diametralisht të kundërt me vlerat amerikane dhe kishte komprometuar udhëheqjen ndërkombëtare të Amerikës dhe autoritetin moral pa dijeninë e popullit amerikan.
Kjo është histori më e përgjakshme se ndërhyrje moderne si ajo George W. Bush, Ted Cruz dhe Marco Rubio kur ata lexojnë shprehjet narciziste që “ata urrejnë liritë tona”.
Në fakt “në vend të kësaj ata na urrejnë për mënyrën se si ne i kemi tradhtuar ato liri, vetë idealet tona, brenda kufijve të tyre.
Më pas në shkrimin e tij, Kenedy thekson se “gjatë viteve 1950, Presidenti Eisenhower dhe vëllezërit Dulles – Drejtori i CIA-s, Allen Dulles dhe Sekretari i Shtetit John Foster Dulles – kundërshtuan propozimet e traktatit sovjetik për të lënë në Lindjen e Mesme një zonë neutrale në vitet e Luftës së Ftohtë”, shkruan Robert Kenedy në shkrimin e tij të gjatë.
Më poshtë në këtë analizë të gjatë historike dhe gjeopolitike, djali i dinastisë më të famshme politike të Amerikës, thekson se:
“Ata nisën një luftë klandestine kundër nacionalizmit arab – të cilin Allen Dulles e barazonte me komunizmin – sidomos kur arabët kërcënonin koncesionet e naftës. Ata kanë derdhur miliona ndihmë sekrete amerikane ushtarake ndaj tiranëve në Arabinë Saudite, Jordani, Irak dhe Liban, duke favorizuar kukullat me ideologji konservatore, pasi ata konsiderohen si një antidot i besueshëm për marksizmin sovjetik. Në një takim në Shtëpinë e Bardhë mes drejtorit të planeve të CIA-s, Frank Wisner, dhe John Foster Dulles, në shtator 1957, Eisenhower ka këshilluar agjencinë: Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme për të theksuar aspektin e ‘luftën e shenjtë’. Kjo është pjesë e një memo të regjistruar nga sekretari i tij të stafit, Zan Andrew J. Goodpaster.
CIA filloi pazarllëqet e saj aktiv në Siri në vitin 1949, një vit pas krijimit të agjencisë. Patriotët sirianë i kishte shpallur luftë nazistëve, dhe synonin një demokraci të brishtë shekullariste bazuar në modelin amerikan. Por në mars të vitit 1949 presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike i Sirisë, Shukri al-Quwatli, hezitoi të miratojë gazsjellësin Trans-Arab, një projekt amerikan që kishte qëllim për të lidhur fushat e naftës të Arabisë Saudite me portet e Libanit nëpërmjet Sirisë.
Në librin e tij, “Trashëgimia nga hiri”, historian i CIA-s, Tim Weineri rrëfen se në shenjë hakmarrjeje për shkak të mungesës së entuziazmit për tubacionin e SHBA-së, CIA rrëzoi nga pushtetin Al-Quwatlin duke e zëvendësuar me diktatorin zgjedhur me kujdes, një mashtrues i dënuar me emrin Husni al- Za’im.
Al-Za’im mezi kishte kohë për të shpërndarë parlamentin dhe për miratimin e tubacionit para se bashkatdhetarët e tij e hoqën nga froni, katër muaj e gjysmë pas marrjes së detyrës.
Pas disa kundër-grushte shteti në vendin e ri të destabilizuar, populli sirian u përpoq përsëri për sjelljen e demokracisë në vitin 1955 dhe ri-zgjedhjen el-Quwatli dhe Partinë e tij Kombëtare. Al-Quwatli ishte ende një neutralist i Luftës së Ftohtë, por ai tani u përkul drejt kampit sovjetik. Kjo sjellje shkaktoi tërbimin e CIA-s.
Drejtori Dulles deklaroi se “Siria është pjekur për një grusht shteti”, dhe theksoi se është momenti për të dërguar dy magjistarët e tij të grushtit të shtetit, Kim Roosevelt dhe Rocky Stone, në Damask.
Dy vjet më parë, Roosevelt dhe Stone orkestruan një grusht shteti në Iran kundër presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike Mohammed Mosaddegh, pasi Mosaddegh ishte përpjekur për të rinegociuar kushtet e kontratave të njëanshme të Iranit me gjigandin e naftës britanikun Anglo-Iranian Oil Company (tani BP).
Mosaddegh ishte udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në historinë 4000 vjeçare të Iranit dhe një kampion i popullarizuar për demokracinë në të gjithë botën në zhvillim. Mosaddegh kishte dëbuar të gjithë diplomatët britanikë pas zbulimit të një përpjekje të grusht shteti nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.
Zyrtarët e inteligjencës punojnë i lidhur me BP. Mosaddegh, megjithatë, ka bërë gabim fatal pasi i rezistoni lutjeve të këshilltarëve të tij për përjashtimin e njerëzve të CIA-s, e cila, ishte bashkëfajtore në komplotin britanik. Mosaddegh e idealizonte SHBA-në si një model për demokracinë e re të Iranit mendonte se nuk i bën proçka të tilla.
Presidenti Harry Truman kishte ndaluar CIA-n n për të rrëzuar Mosaddegh. Kur Eisenhower mori detyrën në janar të vitit 1953 ai menjëherë hoqi Dulles. Pas rrëzimit Mosaddegh në “Operacionin Ajax” u emërua Stone Roosevelt dhe në Iran u instalua Shah Reza Pahlavi, i cili u favorizua nga kompanitë e naftës amerikane, por pas dy dekada qeverisje të egër e antipopullore u rrëzua nga froni me revolucion në vitin 1979.
I dehur nga suksesi i operacionit Ajax, Stone arriti në Damask, në prill të vitit 1957 me 3 Milion USD duke nxitur militantët islamikë dhe duke u dhënë ryshfet oficerëve sirianë dhe politikanëve për të përmbysur regjimin e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Duke punuar me fshehtësi me “Vëllazërinë Myslimane”, Rocky Stone kurdisi komplotin për të vrarë shefin e inteligjencës së Sirisë, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të saj dhe shefin e Partisë Komuniste, si dhe nxiti provokome në Irak, Liban dhe Jordan që mund të fajësohet në Ba’athistët siriane.
Tim Weiner përshkruan kjo u bë për të krijuar një pretekst që më pas të pushtohej Iraku dhe Jordania, qeveritë e të cilit tashmë ishin nën kontrollin e CIA-s.
Por gjithçka u zbulua. Në përgjigje, ushtria siriane pushtoin Ambasadën Amerikane, duke burgosur Stone. Pas marrjes së ashpër në pyetje, Stone ka bërë një rrëfim televiziv të roleve të tij në grushtin e shtetit iranian dhe përpjekje e dështuar e CIA-s për të rrëzuar qeverinë legjitime të Sirisë.
Shtëpia e Bardhë dhe Eisenhower hodhi poshtë rrëfimin si “trillime” dhe “shpifje”, një mohim i gëlltitur ga shtypi amerikan, i udhëhequr nga New York Times dhe u besohet nga populli amerikan.
Siria zhduku gjithë politikanët proamerikanë dhe ekzekutoi për tradhti të gjithë oficerët ushtarakë të lidhur me grushtin e shtetit. Në shenjë hakmarrjeje SHBA zhvendos Flotën e Gjashtë të Mesdheut duke kërcënuar me luftë.
Edhe pas dëbimit të tij, CIA vazhdoi përpjekjet e saj të fshehta për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Sirisë.
CIA komplotoi me MI6 Britanisë për të vrarë tre zyrtarë të qeverisë siriane”.
Më pas, Kenedy përmend grushtet e shtetit në Irak, Liban dhe Algjeri. Ja ç’shkruan ai:
“Një vrasës i ri karizmatik i quajtur Sadam Huseini, ishte një nga udhëheqësit të shquar të ekipit ba’athist të CIA-s. Sekretari i partisë Ba’ath, Ali Saleh Sa’adi, i cili mori detyrën së bashku me Sadam Huseinit, më vonë do të thoshte: ‘Ne kemi ardhur në pushtet në një tren të CIA-s, sipas një miqësie brutal: Perëndimi dhe Elite arabe’.
Gazetari Said Aburish, tregoi se CIA u dha Sadamit dhe miqve të tij një listë të njerëzve që duhej të eliminohen menjëherë në mënyrë që të siguronte.
Për vitet 80, Kennedy shkruan se ishte Regan që furnizoi Sadamin me armë dhe trajnime, duke e ditur se ai ishte duke përdorur gaz mustard helmues armë biologjike – duke përfshirë për antraksin, marrë nga qeveria e SHBA. Kjo armë u përdor në luftën e tij kundër Iranit. Reagan dhe drejtori i tij i CIA-s, Bill Casey, e konsideronte Sadamin si një mik potencial për industrinë e naftës të SHBA-së dhe një pengesë guximshëm kundër përhapjes së Revolucionit Islamik të Iranit.
Një paradë e diktatorëve iranianë dhe sirianë, duke përfshirë Bashar al-Assad dhe babain e tij, e kanë përdorurr historinë e grushteve të përgjakshme të CIA-s, si një pretekst për sundimin e tyre autoritar, taktikat represive dhe nevojën e tyre për një aleancë të fortë me Rusisë. Prandaj, këto tregime janë të njohura për popullin e Sirisë dhe Iranit që natyrshëm interpretojnë dhe flasin për ndërhyrjen e SHBA-së në kontekstin e asaj historie”.
Ndërkaq, pasi analizon më pas edhe situatat në ditët tona duke vënë çështjen e interesave të naftës në krye, Kennedy thekson se:“Në të gjithë Lindjen e Mesme, udhëheqësit arabë në mënyrë rutinore akuzojnë Amerikën se ka krijuar ISIS-in.
Për shumicën e amerikanëve, akuza të tilla të duket si të çmendura. Megjithatë, për shumë arabë, prova e përfshirjes së SHBA-së është aq e bollshme që ata arrijnë në përfundimin se roli ynë në nxitjen e ISIS-it duhet të ketë qenë i qëllimshëm.
Në fakt, shumë prej luftëtarëve të Shtetit Islamik dhe komandantëve të tyre janë pasardhësit ideologjik dhe organizativ për luftëtarët që CIA ka trajnuar për më shumë se 30 vjet nga Siria dhe Egjipti deri në Afganistan dhe Irak”.
Kenedy e mbyll shkrimin e tij me gabimet e administratës së SHBA në Irak, e cila shkriu ushtrinë profesioniste irakene duke bërë të pakënaqur popullsinë sunite dhe duke krijuar kështu me duart e veta një armatë që vit pas viti krijoi atë që është sot ISIS.
Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/