Mbyllja e protestave të opozitës natën vonë në Kosovë, nuk ka ulur tensionin e madh që ekziston në vend.
Që në orët e para të mëngjesit, forcat speciale dhe ato të patrullimit të Policisë së Kosovës kanë rrethuar selitë e qeverisë dhe Kuvendit, ndërkohë që janë vendosur masivisht në oborret e këtyre institucioneve.
Trupat policore janë në gjendje gatishmërie, nëse do të ketë tentativa për okupim nga ana e protestuesve që pritet të dalin edhe sot në rrugë. /tesheshi.com/