Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    Jack Ma, rishfaqje në Kinë pas muajsh “zhdukjeje”

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    “Vdekja fisnike” e një kosovari në SHBA

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Pakistan: ish-kryeministri kërcënohet me vdekje nga ministri

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Protestat masive në Izrael, presidenti: “Për hir të unitetit…”

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Italia kritikon marrëveshjen Gjermani-BE për makinat me benzinë dhe naftë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Vendet afrikane, me mungesa të përditshme të energjisë

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

    Një forcë ajrore po lind në veri të Evropës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

ANALIZA/ Sa e prekshme është Europa nga sulmet e stilit të Parisit

Nga te Sheshi
19/11/2015
në Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
ANALIZA/ Sa e prekshme është Europa nga sulmet e stilit të Parisit

Anulimi i ndeshjes së futbollit në Hanover të martën në mbrëmje, ishte shfaqja më e fundit e frikës nga terrorizmi që aktualisht po përndjek Europën. Pas një muaji me sulme madhore në disa vende, si në gadishullin e Sinait në Egjipt, në Bejrut, Ankara dhe Paris, mjedisi i brishtë ka gjeneruar një nivel të kuptueshëm shqetësimi që do të thotë se njerëzit në qytetet më të mëdha në të gjithë Europën ndjejnë se mund të bien pre e terrorizmit.

Në një analizë nga Raffaello Pantucci, drejtor i Institutit për studime të Sigurisë në Londër, thuhet se në realitet,  njerëzit përballen me një rrezik më të madh të përditshëm nga përdorimi i makinave të tyre sesa nga viktimizimi  në ndonjë komplot terrorist në kryeqytetet europiane.

Ndërsa mjedisi aktual është ai i një shqetësimi të shtuar për shkak të përpjekjeve të Shtetit Islamik dhe bashkëpunëtorëve të tij për të masakruar të pafajshëm, realiteti është se komplotet në shkallën e Parisit janë të rralla.

Si përgjigje, agjencitë europiane të sigurisë do të rrisin alarmin, edhe pse aktualisht janë në gjendje të lartë vigjilence dhe do të ndërmarrin veprime në faza më të hershme gjatë hetimeve.

 Jo një normë
sulme 2005

Terrorizmi në kryeqytetet europiane nuk është diçka e padëgjuar më parë.  Katër kamikazë  goditën qendrën e Londrës në 7 Korrik, 2015 duke vrarë 52 njerëz. Që nga sulmet e 11 Shtatorit, 2001 në Uashington dhe Nju Jork, Madridi, Londra, Moska, Oslo dhe tani Parisi janë përballur me masakra terroriste të përmasave të mëdha.

Megjithatë, ngjarje të tilla nuk janë një normë e zakonshme.

Në kontrast me këtë, qytetet në Afrikë, në pjesë të Azisë dhe në Lindjen e Mesme përballen me fatkeqësi më të shpeshta nga terrorizmi.

Në Perëndim, zakonisht komplotet terroriste zhvillohen vetëm në një pjesë të tyre, sidomos ato të shkallës së madhe që përfshijnë rrjete të gjera individësh.

Vetëm në Britaninë e Madhe, ndërsa kamikazët ia dolën të vrasin 52 njerëz, ata ishin pjesë e një serie sulmesh të përgatitura  por që nuk ndodhën për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve, pas hetimeve  mbi të dhënat që Al-Kaeda do të godiste Britaninë, zhvilluar mes viteve 2004-2006.

 “Veprimtarë të vetmuar”breivik

Së fundmi, shqetësimet për terrorizmin në Europë janë fokusuar tek fenomeni i “veprimtarëve të vetmuar” apo terrorizmit të ndërmarrë nga individë që nuk shfaqin se janë të drejtuar nga ndonjë grup terrorist apo rrjet i tillë.

Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 persona në sulmet në Norvegji, ishte një “aktivist i vetmuar”.

Me raste, individët konfirmohen se kanë qenë pjesë e një komuniteti të njohur radikal, por në raste të tjera, ata janë thjesht të panjohur që e kanë sjellë vetë veten drejt aktiviteteve terroriste.

E megjithatë, ndërsa raste nga këto të fundit në pjesën më të madhe zbulohen, vetëm tre kanë qenë në gjendje të vrasin bashkëqytetarët e tyre. Pavlo Lapshyn qëlloi me thikë për vdekje Mohammed Saleem në Birmingham, ndërsa Michael Adebowale dhe Michael Adebolajo mbërritën e publikisht i prenë kokën  Lee Rigby-it në Woolwich. Në pjesën më të madhe, individët kanë qenë në gjendje vetëm të plagosin veten në përpjekjet e tyre për të sulmuar. Në dekadat që pasuan nga shpërthimet e 7 Korrikut 2005, vetëm dy persona në territorin britanik kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve terroriste.

“Ndërhyrja e vështirë”

paris

ISIS duket ka vënë re këtë fenomen, dhe një nga shqetësimet më të mëdha të muajve të fundit ka qenë mundësia e individëve për të frymëzuar dhe nxitur njerëzit në Perëndim të ndërmarrin sulme të tilla të izoluara.

Franca është përballur me një numër rastesh të tilla, ku përfshihen disa tentative për vrasje në kohën e Krishtlindjeve vitin e kaluar.

Qeveria e Parisit i cilësoi sulmet si një deklaratë lufte nga ana e Ushtrisë terroriste.

Autoritetet në Britaninë e Madhe, në kontrast me të, ishin në gjendje të ndërhynin për një numër të dyshuar rastesh komploti terrorist dhe deri tani kanë qenë në gjendje të mbajnë të ulët numrin e viktimave në qytetet, ku terroristët kanë qenë në gjendje të sulmojnë.

Nga perspektiva e autoriteteve, komplote të tilla janë të vështira për t’u parandaluar, duke qenë se mungesa e lidhjeve të individëve me grupet e targetuara dhe të njohura, bën që të ketë mungesë të të dhënave nga agjencitë e inteligjencës.

Por, në të njëjtën kohë, këto komplote duken më pak kërcënuese për të shkaktuar vrasje në masë.

Anders Behring Breivik ishte një përjashtim, por ai mbetet unik me sulmet e veta në Norvegji në vitin 2010, gjatë të cilave u vranë 77 persona.

Në pjesën më të madhe të rasteve, individët janë në gjendje vetëm të përpiqen për të vrarë një apo dy persona në mjedisin ku ndodhen.

Ndryshimi i fokusitisis

Qartësisht, ngjarjet e fundit në kontinentin europian tregojnë se panorama aktuale e kërcënimit është më e theksuar se kjo që sapo bëmë, por komplotet në shkallën e masakrës së Parisit mbeten të rralla.

Ndërkohë që ISIS është qartësisht një organizatë terroriste që ka larguar vëmendjen nga shtetformimi në tokat e Levantit, për të shkaktuar vrasje masive nëpër botë, shkalla në të cilën grupi është në gjendje të realizojë masakra të përmasave të mëdha duke penetruar rrjetin e sigurisë europiane mbetet e paqartë.

ISIS ka paralajmëruar shtetet europiane se e kanë të pamundur të ndalojnë sulme të mëtejshme.

Pas sulmeve të Parisit, do të bëhet akoma edhe më e vështirë për grupin ndërsa autoritetet kanë përforcuar masat për ndërhyrje më të hershme, sesa të hetojnë derisa ngjarje si ajo e Parisit të ndodhin.

Në të njëjtën kohë, panorama aktuale rëndohet nga fakti që qindra europianë dhe luftëtarë të tjerë të huaj janë bashkuar me grupin duke përthithur ideologjinë e tij.

Eshtë e paqartë se mesa komplotistë të tjerë do të duhet të përballen autoritetet dhe përsa kohë do të detyrohet Europa të përballet me këtë kërcënim.

 Përgatiti: Juli Prifti- /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë
Konflikti

Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

28/03/2023
Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos
Amerika

Aksident i frikshëm trafiku në Los Anxhelos

28/03/2023
Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi
Ballkani

Thirrje “Kosovë – Serbi” në Mal të Zi

28/03/2023
Lajme të tjera
Për një jetë të shëndetshme, ja çfarë duhet të hamë në mëngjes

Për një jetë të shëndetshme, ja çfarë duhet të hamë në mëngjes

“El Clasico” merr garancinë, siguri maksimale për tifozët

“El Clasico” merr garancinë, siguri maksimale për tifozët

Lef Nosi kolaboracionist?! Autorja e “Nosi filolog”: nuk ka debat, por mendim personal

Lef Nosi kolaboracionist?! Autorja e “Nosi filolog”: nuk ka debat, por mendim personal

TË FUNDIT

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

2 orë Më parë
Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

Policia: 100 mijë euro për derdhësit e plumbave mbi TCH

3 orë Më parë
Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

Sendet e Maradona-s, në një ekspozitë në Napoli

3 orë Më parë
Pse po korrigjohen librat e Agatha Christie?

Pse po korrigjohen librat e Agatha Christie?

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

Cascade: një skuadër e miqve të Putinit në Ukrainë

28/03/2023
Nga zemra e Serbisë drejt Mekës me motor

Nga zemra e Serbisë drejt Mekës me motor

27/03/2023
Trazirat bankare, “potencial” për të shkaktuar një krizë globale

Trazirat bankare, “potencial” për të shkaktuar një krizë globale

27/03/2023
Pse po përplasen artistët me Inteligjencën Artificiale?

Pse po përplasen artistët me Inteligjencën Artificiale?

27/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist