Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, thotë në një deklaratë se “kjo eshte dita kur te gjithe gazetareve na kujton se lartesia e misionit dhe detyres sone percaktohet nga kurajua dhe pavaresia raportuese”.
“Gazetaria e lire shendosh demokracine dhe vete shoqerine. Liria jone misherohet tek kurajua per denoncimin dhe raportimin e korrupsionit, kudo ku ndodh dhe nga kushdo kryhet. Reporteret investigative jane modeli qe duhet ta shumefishojme mes nesh. Mediat jane perballe sfides se shumefishimit te kurajos dhe kthimit te besimit publik.
Ne do t’ia dalim dhe me te bashkuar, ne kerkim te nje statusi qe garanton integritetin dhe besueshmerine tone. Media shqiptare eshte pushteti, te cilit i kerkohet sot me shume se kurre, lartesim kurajoje dhe pasurim me vlera morale.
Avokatia me e mire per vendin dhe shoqerine eshte kur besnikerieht raportohen te gjitha shkeljet dhe privimet e lirive themelore dhe kur transparenca imponohet per qeverisesit dhe gjithe administraten publike”, thuhet në deklaratë.
Ajo përfundon duke thënë se “Unioni i Gazetareve Shqiptare inkurajon ne kete dite gjithe gazetaret per kurajo, guxim dhe besnikeri ndaj se vertetave ai dhe gjen rastin te denoncoje censuren dhe censuruesit qe gjenden tek kundershtaret e lirise sone, ortaket e pronesise mbi mediat dhe me se shumti tek networket e korrupsionit dhe aferave kriminale”. /tesheshi.com/