BE i ka dhuruar Kosovës një dyzinë pajisjesh mjekësore, me qëllim të ndihmës në përballimin e krizës së COVID-it, një akt që në gjan dhe me një miklim politik në konkurencën me SHBA, me qëllim marrjen e lidershipit të Dialogut
Siç raporton REL, në kuadër të një ndihme në vlerë 800,000 euro, përfshihen 6,000 pajisje si teste për diagnostikim, material sanitar për mbrojtje të personelit në institucionet spitalore, shtretër dhe aparatura të tjera.
Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, apeloi me këtë rast.
“Respektoni kufizimet shumë të rëndësishmë për të luftuar pandeminë. Për momentin e shohim që gjithandej Prishtinës, gjithandej Kosovës njerëzit po dalin, nuk respektojnë distancimin fizik, nuk vendosin maska dhe nuk janë fare të vetëdijshëm për pasojat tepër të rënda që po ndodhin, ndoshta jo për ne, por për më të moshuarit tanë”, tha ajo.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar se nëse nuk respektohen masat, qeveria do të rikthejë kufizimet rigoroze që rekomandohen nga OBSH. /tesheshi.com/