Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Diferenca e replikave PS-LSI dhe arsyeja pse Meta e humbi “dashurinë dhe qetësinë”

by te Sheshi
07/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 6 mins read
A A
Diferenca e replikave PS-LSI dhe arsyeja pse Meta e humbi “dashurinë dhe qetësinë”

Ilir Meta ka ndërmarrë të martën mbrëma një sulm të ngjashëm me atë të vitit 2009 ndaj Edi Ramës, duke lënë mënjanë batutat me Tomy e Jerry dhe braktisur përfundimisht të famshmen tezë “me qetësi e dashuri”.

Duke parë zhvillimet e 24 orëve të fundit, Meta është zhbalancuar tejmase në bombardimin ndaj aleatit të tij për 4 vjet, duke përdorur edhe media që dukshëm janë të së majtës, por që realisht janë mekanizma pranë LSI-së, siç është e përditshmja “Dita”, por edhe qarqe të tjera politike në vend.

Po të krahasosh tonin e Ilir Metës dhe mënyrën sesi Edi Rama kërkon nga zgjedhësit që të mos votojnë LSI-në, duket se ka një ndryshim thelbësor pikërisht tek kjo polemikë.

Rama, gjatë intervistës në Top Story deklaroi se nuk dëshironte t’i përgjigjej batutës së Metës për Tomy-n dhe Jerry-n, pasi edhe ai bënte batuta dhe i mirëkuptonte hedhje-pritjet e rivalëve të tij në politikë.

Duket se Edi Rama i ka marrë ish-bashkëkryetarit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, armën më të fortë që Ilir Meta kishte, “qetësinë dhe dashurinë”, formulën e famshme që u bë një investim 4-vjeçar i këtij të fundit në poltronin e kryetarit të Kuvendit.

Vetë Meta, nuk është më një kryetar i LSI-së por Presidenti i Zgjedhur i Republikës, i cili mori plot 88 vota për t’u zgjedhur në poltronin më të lartë të shtetit.

Mori të gjitha votat e deputetëve socialistë, me vendim politik nga Edi Rama.

Një votim që duket sipas të gjitha gjasave edhe “borxhi” më i fundit që Rama i ka bërë ish-aleatit të tij për ta hequr qafe me “qetësinë dhe dashurinë” më normale në botë.

Por pikërisht pak ditë pasi u zgjodh President, Ilir Meta organizoi atë që Edi Rama do ta quante “mbledhjen e 81 partive”, pra takimin e famshëm në kryesinë e Kuvendit, ku të gjitha partitë e vogla ishin bërë gati që të shënjestronin kryeministrin si fajtor për mosfirmosjen e paketës “Mcallister” dhe t’i kërkonin firmosjen e saj, që si bazë kishte shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare të paktën deri më 16 korrik.

Por Rama, papritur, pas negociatave tashmë të qepura nga mjeshtri i DASH, Hoyt Brian Yee, mori Bashën veç dhe prodhoi Big Mac-un e famshëm, që ishte një tronditje e madhe për Ilir Metën.

Që prej 18 majit, Meta nuk i kontrollon dot lëvizjet e Edi Ramës dhe siç po zhvillohen ngjarjet, LSI është gjithmonë një hap pas duke ndjekur lëvizjet e kundërshtarit dhe nuk përdor dot efektin surprizë. Kjo, edhe edhe pse u takua me Sali Berishën në mëngjesin e 18 majit, si një shantazh publik ndaj Lulzim Bashës që të mos “kruhej” me LSI-në.

Nga ana tjetër, prej një jave, kryetari i PD-së së bashku me ministrat teknikë i janë qepur pushtetit të LSI-së nga qendra në bazë duke çmontuar skemën e lidhjes së militancës së Metës me vendet e punës, të influencës së pushtetit lësëist mbi votën, çka ka tronditur dhe destabilizuar të gjithë fushatën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Postave, djali i tezes së Monika Kryemadhit, shkarkimi i drejtorëve dhe inspektorëve në burgje, shkarkimi i drejtorit të spitalit të Beratit dhe çuarja për ndjekje penale e deputetit të LSI-së së Beratit, Gledjon Rehociva, ka gjetur thuajse të papërgatitur strukturat e partisë së Ilir Metës, e cila fushatën e ka të organizuar pikërisht në premtimet që LSI zgjidh halle dhe punëson njerëz.

Shto këtu deklaratat e përditshme të Lulzim Bashës ndaj elektoratit shëtitës nga PD te LSI që të mos e çojnë votën dëm pasi LSI nuk do jetë më në pushtet, e paralel dhe ato të ngjashmë të Ramës për ta çuar votën tek PS e askund tjetër, në funksion të defederalizimit të shtetit (nënkupto: kapjes nga LSI. Dhe goditja shkon direkt tek ajo shtresë votuesish pragmatistë, në kuptimin më të ngushtë të fjalës, nga ata që shiten për një vend pune, e cila mu për këtë arsye e çon votën tek partia e Ilir Metës.

Ky i fundit e e rriti dozën e sulmit ndaj Edi Ramës, edhe me një gërvishtje të lehtë dhe nervoze zëri, pikërisht në qarkun e Shkodrës, aty ku Edi Rama i lejoji një fushë të lirë veprimi në zgjedhjet e 2015-s, ku LSI doli forcë e dytë në qarkun Shkodër dhe forcë e parë në Pukë, pikërisht prej marrjes së terrenit që u la lirshëm nga Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Madje Edi Rama edhe pse jo publikisht, privatësisht e ka akuzuar Ilir Metën se në Shkodër LSI ka punuar kundër Keti Bazharit, kandidates së majtë për kryetare bashkie, ndërkohë që kur kjo e fundit dilte publikisht vetëm me Ilir Metën në 2015-ën, perceptimi popullor dhe akuzat e Doshit ishin që Bazhdari është një aleate e LSI-së.

Nëse Meta është parti e parë në Pukë dhe e dyta në Shkodër, mund të vazhdojë qetë-qetë ta luajë këtë rol dhe, nëse merr të njëjtin rezultat, LSI nuk merr më një deputet në qarkun Shkodër por 4, pikërisht sa ka marrë Partia Socialiste në 2009-n dhe 2013.

Por Ilir Meta e di që votat e pushtetit lokal ishin më shumë vota për punësim, duke parë fuqinë që mori në terren duke shmangur Tom Doshin, i cili si shefi politik i qarkut deri më atëherë shpërndante poste dhe vende pune.

Ilir Meta i frikësohet shumë edhe Skraparit të tij, ku Edi Rama bëri thirrje të mos votojnë partitë e tjera, ndërkohë që në Berat thuajse e çmontuan totalisht celulën e pushtetit që drejtonte deputeti Rehovica.

Ende nuk ka shpërthyer Elbasani ku kandidon bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, e cila katër vjet më parë ishte në Lezhë dhe për votat e saj ndodhi edhe incidenti më i rëndë i zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

Ditën e sotme, padyshim e sipas gjasave, me dijeninë dhe ndoshta me koordinimin e Edi Ramës, Erjon Braçe kishte hartuar një listë argumentesh sipas të cilave ka qenë LSI që i ka bërë pusinë PS-së në 4 vjet qeverisje.

Braçe, duke elaboruar pozicionin e LSI-së që akuzon Edi Ramën se e do gjithë pushtetin për vete, por nga ana tjetër Ilir Meta thotë që do të dekretoj Petrit Vasilin kryeministër, thekson se kjo është realisht dëshirë për të marrë të dy pushtetet: edhe presidentin edhe qeverinë.

Më pas Braçe shton: “nuk ishte besnikeri, qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, kerkuar troc e qarte nga LSI nje korrik me pare, nuk ishte besnikeri, Cadra poshte selise se Kryeministrise e kunder saj, madje me kerkesen unike -ik ti te ulet ky, tre muaj me radhe, madje madje duke e mbeshtetur si kurre me pare, nuk ishte besnikeri, mbremja e organizuar hidhur per ti hedhur te gjithe kunder PS, ate pasditen qe u erresua pa ardhur nata, tamam nga ky pazar ne aksham;

nuk ishte besnikeri, tallja nje vjecare ndaj vendimit te PS per te hyre ne zgjedhje ne koalicion me LSI, vecanerisht ajo fjalia epike-“kete e vendosin forumet”, shoqeruar me gajasje nje here dhe, me slloganin “LSI force e pare”, heren tjeter”.

LSI mori para zgjedhjeve të 2013-s, ende pa firmosur një marrëveshje me Ramën, një pakt të firmosur jo-publik me garanci 40% të pushtetit nga qendra dhe rrethe.

Ja një shmbull: Meta sulmoi siç ka bërë vazhdimisht ish-ministrin e Brendshëm për hashashin, por Nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Policisë së Rendit, Altin Qato është emërim direkt i LSI-së.

Është kjo strukturë përgjegjëse direkte për mbikqyrjen e kultivimit të kanabisit.

Të paktën LSI nuk mund të jetë dorëjashtë, por ka bërë më shumë se opozitën në këtë aspekt, duke mbrojtur argumentin se “nuk ka qenë sektori i saj”. Po kush ka qenë sektori i LSI-së? Burgjet përshembull. “Rastësisht”, drejtori i Përgjithshëm dhe nëndrejtori ndodhen sot të burgosur për rryshfet.

Në ditët në vazhdim pritet që të ketë një përplasje më të madhe në këtë betejë të shpallur mes Metës në një anë dhe Bashës e Ramës në anën tjetër.

Ilir Meta po jep mesazhin, siç e tha edhe Artur Zheji një natë më parë, se synon të bëjë aleancë me PD-në e mbetur të Sali Berishës, e cila do të duhet të kërkojë kokën e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve.

Por që të ndodhë kjo, duhet të zhvillohen zgjedhjet dhe rezultatet e tyre kanë shifra. Vetëm mbi bazën e tyre do të zhvillohen llogaritë e koalicioneeve të reja. /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…
Kryesore

Karikatura e Trump-it drejt një “humbjeje madhështore”…

12/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës
Kryesore

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
Next Post
2015-a e Shqipërisë: nga kualifikimi historik për në Francë tek “bombat” e Donald Lu-së

Tom Doshi rikthehet tek Rama, por prokuroria "ia nxin": i hap tjetër dosje

“Socialistja e Beratit” ndryshon lutjen: Edi, mirë ia bëre Ilir Metës!

"Socialistja e Beratit" ndryshon lutjen: Edi, mirë ia bëre Ilir Metës!

E rrallë nga fushata në Kosovë: kandidates Vjosa Osmanit i shpërndahen postera pa dijeninë e saj

E rrallë nga fushata në Kosovë: kandidates Vjosa Osmanit i shpërndahen postera pa dijeninë e saj

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni