Përgjithësisht thuhet dhe mendohet se nëse duam të ushqehemi shëndetshëm dhe veçanërisht nëse jemi duke zbatuar një dietë, duhet të kemi parasysh që të konsumojmë sa më shumë fruta. Ato kanë anët e tyre pozitive dhe normalisht që janë tepër të rëndësishme për shëndetin, lëkurën dhe organizmin njerëzor në përgjithësi, por ka diçka që ju ndoshta nuk e dini.
Konsumi i frutave është konsideruar jetik për të na ndihmuar që të kemi një jetesë të shëndetshme, ndërkohë të konsumosh fruta është zakonisht mënyra ideale për të humbur disa kilogramë.
Por në një studim të ri është zbuluar, një anë tjetër e panjohur deri më tani për konsumin e frutave. Mjekët dhe shkencëtarët këshillojnë të mos konsumojnë fruta për rënien në peshë të gjithë njerëzit, pasi iu shtohet oreksi.
Një grup shkencëtarësh në Universitetin e Kalifornisë Jugore deklaruan se sheqeri në fruta, mjaltë dhe në pijet e gazuara i jep njerëzve ndjenjën për të qenë më të uritur, dhe shkakton dëshirën për të ngrënë ushqime shumë të shijshme. /tesheshi.com/