Turqia testoi me sukses raketën kombëtare Gokdogan ajër-ajër me një sistem radar zbulimi.
Ismail Demir, kreu i Zyrës për Industrinë Ushtarake në Zyrën e Presidentit të Turqisë, ka ndarë lajmin për projektin e këtyre raketave prodhim vendas në llogarinë e tij në Tëitter
“Gokdogan është në gjendje të godasë një objektiv të padukshëm. Si pjesë e projektit tonë Goktug, raketa Gokdogan, një nga raketat tona kombëtare ajër-ajër, u testua me sukses…”, ka shkruar ai.
1️⃣ GÖKDOĞAN görülmeyeni de vuracak!
GÖKTUĞ Projemiz kapsamında testleri süren milli hava-hava füzelerimizden #GÖKDOĞAN Görüş Ötesi Füzemiz, radar arayıcı başlıkla atışını gerçekleştirdi ve önemli bir aşama daha tamamlandı. 🎯
➡️ @SageTubitak pic.twitter.com/GXvM4LPV8a
— İsmail Demir (@profismaildemir) July 10, 2022
“Këtë vit ne do t’i dorëzojmë forcave të armatosura turke raketat Gokdogan dhe Bozdogan. Kjo është një dhuratë e (Kurban) Bajramit për popullin turk. Ne i përgëzojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë përpjekje”, përfundoi Demir. /tesheshi.com/