Javë pas një dhune të paprecedentë të serbëve në veri mbi trupat e KFOR-it, dy ushtarëve hungarezë të atyshëm e kanë pësuar rëndë: njërit i është prerë këmba, tjetri është vetëvrarë.
Për rastin e parë, Ministria hungareze e Mbrojtjes njofton se “pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsulte paraprake me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, njërit prej tyre u është dashur t’i bëhet një ndërhyrje për amputim të gjymtyrëve, e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. Operacioni shkoi mirë, gjendja e pacientit është stabile”.
Për rastin tjetër janë mediat hungareze që njoftojnë se një ushtar i kontingjentit të këtij shteti është vetëvrarë në Kosovë, ngjarje e ndodhur më 4, korrik, ku viktima ishte jashtë orarit të shërbimit. Arsyet se pse nuk dihen ende.
Kujtojmë se më 29 maj, ushtarët hungarezë në KFOR u përballën me turmat serbe para selisë së komunës në Zveçan, ku pati trazira të dhunshme. /tesheshi.com/