Pavarësisht sensibilizimeve në rritje, dhuna në familje është një fenomen që pothuajse raportohet çdo ditë, qoftë edhe zyrtarisht nga policia. Rastet më të fundit është regjistruar janë Sarandë dhe Elbasan.
Protagonist në Sarandë është një shtetas 53 vjeç, i cili veç dhunës ndaj bashkëshortes, ka shkelur edhe urdhërin e mbrojtjes së gjykatës. Policia bëri të ditur arrestimin e shtetasit Arben Shaqiri, pasi në kundërshtim me urdhërin e lëshuar nga gjykata ka shkuar në shtëpinë e përbashkët që ka me gruan, dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Ndërkohë në Elbasan, protagonist është një 66-vjeçar, i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 64 vjeçe. Burimet policore bëjnë të ditur se Ismail Shabani është ndaluar me akuzën e dhunës në familje. /tesheshi.com/