Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Dhjetë xhamitë më të mëdha e më të bukura në Turqi

by te Sheshi
16/08/2015
in Të tjera, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 5 mins read
A A
Dhjetë xhamitë më të mëdha e më të bukura në Turqi
96
SHARES

Xhamitë janë struktura të mëdha, të qeta, ku adhuruesit muslimanët mund të falin namazet me xhemat dhe ato individuale. Megjithëkëtë, me domethënien e tyre arkitekturore, historike dhe estetike, xhamitë në Turqi janë më tepër se një vend lutjeje.

Shumë xhami në Turqi janë manifestime të këndshme të artit islam.

Ndërsa xhamitë mund të jenë sot qendër polemikash në ca pjesë të botës, ato vazhdojnë të konsiderohen si pjesë e jetës normale të përditshme në Turqi.

Këtu paraqitet një listë e dhjetë xhamive më të mëdha dhe më të bukura të Turqisë, që përfshin dhe ca prej tyre të njohura dhe të çmuara gjerësisht në botë.

  1. Xhamia Qendrore Sabanxhë (Sabancı Merkez Camii) në Adana

Xhamia më e madhe në Turqi u ndërtua bashkarisht nga Fondacioni Turk i Fesë dhe nga Fondacioni Sabanxhë në provincën jugore të Adanasë. Pjesa e jashtme e xhamisë është e ngjashme me Xhaminë Sulltanahmet (Xhaminë Blu) në Stamboll, ndërsa zbukurimi i brendshëm i ngjan Xhamisë Selimije në Edirne. Ndërtimi i xhamisë, që ka një kapacitet mbajtës për 28.500 adhurues, nisi në vitin 1988, por u vu në shërbim në 1998-ën. Xhamia u ndërtua mbi një hapësirë prej 52.600 metrash katrorë, dhe ka një sipërfaqe të mbyllur prej 6.600 metrash katrorë.1

  1. Xhamia Koxhatepe (Kocatepe Camii) në Ankara

Xhamia, e cila ka qenë dëshmitare e funeraleve të shumë zyrtarëve të lartë shtetërorë, është më e madhja e kryeqytetit, Ankarasë. E ndërtuar mes viteve 1967 dhe 1987, ajo hodhi shtat mbi një vend të ngritur në lagjen Koxhatepe të qytetit, duke u bërë e dukshme nga thuajse ngado në pjesën qendrore të Ankarasë. Xhamia Koxhatepe konsiderohet si e dyta për nga madhësia në Turqi, me hapësirën e mbyllur të saj prej 4.500 metrash katrorë, duke u ofruar mundësi për t’u falur 24.000 besimtarëve.2

  1. Xhamia Abdylhamid Han (Abdülhamid Han Camii) në Kahramanmarash

Xhamia e tretë më e madhe në Turqi u ndërtua midis viteve 1993 dhe 2011 në Kahraman, në një hapësirë prej 46.000 metrash katrorë, duke përfshirë 3.600 metrat katrorë të sipërfaqes së mbyllur. Në të mund të kryejnë njëherësh detyrën e tyre shpirtërore 20.000 njerëz.3

  1. Xhamia Mimar Sinan (Mimar Sinan Camii) në Atashehir, Stamboll

Një tjetër xhami moderne në Turqi, e ndërtuar në lagjen Atashehir të pjesës anadollase të Stambollit, ajo u ngrit për dy vite mbi një sipërfaqe prej 36.758 metrash katrorë, dhe u hap për besimtarët më 20 korrik të 2012-ës. Xhamia ka një kapacitet mbajtës për 10.000 adhurues në hapësirën e saj të mbyllur prej 2.808 metrash katrorë.4

  1. Xhamia Sulejmanije (Süleymaniye Camii) në Stamboll

Kjo xhami është vlerësuar si vepra më e rëndësishme e kryearkitektit të Turqisë, Mimar Sinanit. Sulejmanija, xhamia më e madhe në Stamboll, u ndërtua mes viteve 1550 dhe 1558 me urdhër të Sulejmanit të Madhërishëm. Projekti i Sulejmanijes shfrytëzon gjithashtu paraqitjen e vetëdijshme të vetes nga Sulejmani si një “Solomon i dytë”. Ajo i referohet Kubesë së Shkëmbit, e cila u ndërtua në vendin e Tempullit të Solomonit. Sulejmanija, e ngjashme në madhështi me strukturat pararendëse, vë në pah rëndësinë historike të Sulejmanit. 5

  1. Xhamia Sulltanahmet (Sultanahmet Camii) në Stamboll

Xhamia më tërheqëse në Stamboll, si edhe në Turqi, u projektua nga një nxënës i Mimar Sinanit, Sedefkar Mehmet Aga, midis viteve 1609 dhe 1616. Xhamia Sulltanahmet është aq e madhe sa Sulejmanija, e ngjashme në projekt me të, dhe nxjerr në pah një përzgjedhje të pashoqe të pllakave të Iznikut. Deri në vitin 1998, kur u inaugurua Xhamia Qendrore Sabanxhë me gjashtë minare, Sulltanahmeti ishte e vetmja xhami në Turqi që kishte gjashtë minare. Xhamia gjendet në hapësirën historike të Stambollit, pranë hipodromit dhe Shën Sofisë.6

  1. Xhamia Selimije (Selimiye Camii) në Edirne

Xhamia u ndërtua nga viti 1569 në vitin 1575 prej Mimar Sinanit në një sipërfaqe 28.500 metra katrorë. Vetë Sinani e çmoi Xhaminë Selimije, të cilën e ndërtoi në Edirne për sulltan Selimin II, si kryeveprën e tij, që, për fat, ishte xhamia e fundit që ai projektoi. Mbi 6.000 njerëz mund ta falin namazin në hapësirën e mbyllur të xhamisë, e cila në vitin 2011 u rendit në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.7

  1. Xhamia Ahmet Hamdi Akseki (Ahmet Hamdi Akseki Camii) në Ankara

Një tjetër xhami moderne u ndërtua në provincën e Ankarasë mes viteve 2008 dhe 2013, ku mund të falen njëkohësisht mbi 6.000 besimtarë. Ajo hapi dyert në prill të vitit.8

  1. Xhamia e Re (Yeni Camii) në Stamboll

Xhamia e Re ishte shembulli i fundit i xhamive të mëdha të ndërtuara në Stamboll nga familja otomane. Ndërtimi i xhamisë, e cila gjendet në Bririn e Artë, në Eminëny (Eminönü), nisi në vitin 1597 dhe mbaroi në vitin 1665. Emri origjinal i xhamisë, Xhamia Valide Sulltan (Valide Sultan Camii), që do të thotë, Nëna Mbretëreshë, mori emrin e nënës së sulltan Mehmetit III, e cila urdhëroi që xhamia të ndërtohej kur i biri të ngjitej në fron. Por ndërtimi zgjati aq shumë, sa ajo nuk arriti ta shihte përfundimin e saj. Ashtu si me xhamitë e tjera perandorake në Stamboll, Xhamia e Re u projektua si një külliye, apo si një kompleks me struktura të bashkëngjitura, për t’u shërbyer nevojave fetare dhe kulturore. Ngaqë ndërtimi zgjati më shumë se gjashtëdhjetë vjet, projekti i xhamisë pësoi ndryshime drejtuese. Arkitekti i parë ishte Davut Aga, një ndihmës i të madhit Mimar Sinani. Por Davut Aga vdiq në vitin 1599, dhe u zëvendësua nga Dallgëç Ahmet9

  1. Xhamia e Madhe e Bursës

Xhamia e Madhe e Bursës, ose Bursa Ulu Camii, u ndërtua mes viteve 1396 dhe 1399 nga sulltani otoman Bajaziti I. Xhamia është një shprehje monumentale e arkitekturës së hershme otomane, e cila përdori shumë elemente nga stili arkitekturor selçuk.

Kaligrafia, e shkruar në mure dhe kolona në xhami, në pllaka të vogla dhe të mëdha, është një nga shembujt më të shkëlqyer në botë të kaligrafisë islame. Xhamia drejtkëndëshe mbi një sipërfaqe 5.000 metra katrorë, ka 20 kube dhe dy minare./tesheshi.com/ 10

Marrë nga Yeni Şafak

Tags: xhami

Related Posts

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Ndoshta varri masiv më i madh nga epoka e regjimit të Assad-it
Lindja e Mesme

Ndoshta varri masiv më i madh nga epoka e regjimit të Assad-it

02/05/2025
Gaza sot, si dje një kamp nazist përqendrimi
Kryesore

Gaza sot, si dje një kamp nazist përqendrimi

30/04/2025
Next Post
Shënime Çamërie: Nuja më tregon udhën

Shënime Çamërie: Nuja më tregon udhën

Hungari, 21 të plagosur pas përplasjes së trenave

Hungari, 21 të plagosur pas përplasjes së trenave

Sot, tentativa e fundit e Davutoglu për formimin e qeverisë

Sot, tentativa e fundit e Davutoglu për formimin e qeverisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni