Dhimbjet e shumta të barkut e detyruan Minati Mondal që të kërkonte ndihmën e mjekëve. Kur 51-vjeçarja shkoi në një spital në Kalkutë të Indisë, rrezet X zbuluan se është krijuar diçka në trupin e saj.
Mjekët fillimisht menduan se gruaja vuante nga ndonjë tumor masiv, por analizat treguan se në trupin e saj ishte krijuar një gur.
Gjatë ndërhyrjes mjekët nxorën nga fshikëza e tëmthit 11,950 gurë. Gurët me gjatësi dy deri në pesë milimetra të nxjerrë nga trupi i Minatit janë formuar për shkak të kolesterolit dhe kripës.
Kjo sasi e gurëve në fshikëzën e tëmthit, besohet të jetë më e madhja në botë./tesheshi.com/