Politikani indian Sukhbir Singh Jaunapuria, i cili u filmua ulur në një pellg të ndotur të lyer me baltë, duke pretenduar se do të parandalonte infeksionin e koronavirusit, doli pozitive pas testit të koronës.
“Dilni, laguni në shi, rrini në baltë, punoni në fermë, hani ushqim shtëpiak, kështu krijohet imuniteti”, tha ai në një video.
Jaunapuria është një nga 24 politikanët indianë të cilët u njoftuan më 14 shtator se janë të infektuar me COVID-19.
Jaunapuria nuk është i vetmi politikan i famshëm që kishte ide të pazakonta në lidhje me atë që parandalon koronavirusin.
Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko u ka thënë njerëzve të tij se ngasja e një traktori, pirja e vodkës dhe sauna, do t’i parandalojë ata të infektohen. /tesheshi.com/