Philippe Coutinho ka ende kohë që t’i bashkohet Barcelonës, pasi në Spanjë afati i transferimeve është i hapur deri sonte pasmesnatës.
Sipas të përditshmes katalanase “Sport”, drejtues të Barcelonës janë duke bërë përpjekjet e fundit për të realizuar me sukses këtë transfertë të bujshme.
E vetmja pengesë është Liverpooli që kërkon të mbajë brazilianin deri në verën e vitit 2018, ndërsa në krahun tjetër katalanasit po insistojnë që ditën e sotme Coutinho të kryejë testet mjekësore me klubin e ri.
Mediat britanike kishin raportuar se Liverpool ka pranuar ofertën e Barcelonës, por në momentet e fundit është tërhequr pasi ka dështuar që ta transferoj Thomas Lemarin nga Monaco.
Mbetet të shihet sonte pas mesnatës se cilin lojtar do të blejë Barcelona. /tesheshi.com/