Një deputet opozitar, jo Dashnor Sula i Peqinit, u shfaq te hyrja e Kuvendit me një çadër plazhi, në një përpjekje për hyrë brenda allasojshëm, por që nuk u lejua nga Garda.
Ishte Asllan Dogjani, kuksiani që është ndjerë i fyer si verior për frazën “njerëz të zbritur nga mali” të ish-ministres Olta Xhaçka.
“Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion që gjuhë e tillë të mos përdoret më. Kërkoj nga Nikolla dhe komisioneri për diskriminimin që paguhen nga taksat që të marrin masa ndaj kësaj gjuhe të përdorur nga deputetët. Doja të hyja me këtë çadër në Parlament për ta vendosur aty ku ulet Xhaçka”, tha ai. /tesheshi.com/