Deputeti i listës “Basha” nga radhët e opozitë së re, Adriatik Alimadhit i Ballit, ka zbuluar para opinionit se ai dhe e shoqja janë prekur nga koronavirusi e se janë duke u vetëkuruar në shtëpi.
Në foton përcjellëse madje, ai ka dalë në vetëshfaqet në shtratin bashkëshortor, gjysëm i shtrirë dhe i mbuluar, ku ndër të tjera përcjellë dhe mesazhe anti-qeveritare, duke pretenduar se autoritetet nuk janë kujdesur siç duhet për të.
Ndër të tjera, ai ankohet se të afërm që kanë marrë në numrin 117 – numër ky i destinuar për njerëz që shfaqin simptoma dyshuese – për t’u interesuar për shëndetin e ti, nuk kanë marrë përgjigjen e duhur.
Njerezit e mi te dashur qe kam qene ne kontakt i bien 127 dhe interesohen per mua, pergjigja e tyre e dini cila eshte; keni temperature pini paracetomol etjera…”, shkruan deputeti Alimadhi. /tesheshi.com/