Deputetët e Vetëvendosje-s, Fitore Pacolli dhe Fisnik Ismaili, bashkë me disa aktivistë të tjerë dhe dashamirë të çiklizmit, do të nisen me biçikleta për një turne 10-ditësh nëpër 26 komuna të Kosovës.
Me këtë nismë ato do të përkrahin kandidatët e VV-së për kryetarë dhe atyre për kuvendet komunale.
Qëllimi i kësaj iniciative ka mesazh sensibilizuese, por njëherësh edhe të përkrahin kandidatët e tyre. Vendi i parë ku do shkojnë me biçikletë është Podujeva.
Mesazhi përçues do të thotë të ruajmë ambientin dhe të kemi një trafik pa makina. Motoja e tyre është “10 në kajmak”. /tesheshi.com/