Një nga denoncuesit e vjedhjes së pronave te “Rana e hedhun” në Lezhë, Gjek Çelaj, i ka quajtur si budallenj turmat militante që kërkonin lirimin e kreut të Bashkisë, Fran Frrokaj, arrestuar së bashku me 20 e kusur zyrtarë të tjerë lokalë nën akuzën e tjetërsimit të pronës me anë të falsifikimit.
Në të një tillë arrestimi, opozita që e ka Frrokajn njeriun e saj ka tentuar të paraqesë si me prapavijë politikë, gjë që ka nxitur turmat të protesojnë para Komisariatit dhe Gjykatës së Lezhës, por Gjek Çelaj pati një gjykim për ta:
“Përse dikush, për interesa politike mobilizon tufat e budallenjve në Lezhë për të protestuar kundër një procesi penal, aq më shumë që i gjithë populli i Lezhës e di se në bregdetin e Lezhës është bërë kërdia me pronat dhe këtu janë të implikuar zyrtarë të mëparshëm dhe aktuale lokale. Siç e dini edhe ju, krimi nuk ka ngjyra politike. Ngjyrat e krimit janë dy: imoraliteti dhe paligjshmëria”, është shprehur denoncuesi Gjek Çelaj në “Tonight Ilva Tare”. /tesheshi.com/