Australiani me origjinë kroate Stipe Lozina, 44 vjeç, i cili goditi dhe shkeli muslimanen Rana Elasmar, 32 vjeçe, për më tepër shtatzënë, ngjarje e ndodhur në Sidnei nëntorin e kaluar, u dënua me tre vjet burg, shkruan BBC.
Sulmi ndodhi në një kafene lokale ku ishin të dy në të njëjtën kohë. Elasmar ishte në javën e 38-të të shtatzënisë në kohën e sulmit.
Lozina iu afrua tryezës ku ishin ulur Elasmar dhe mikesha e saj dhe u kërkoi atyre para. Kur e refuzuan, Lozina i sulmoi fizikisht, duke bërtitur se “ata muslimanë i kishin shkatërruar nënën”.
Lozina u përkul dhe grushtoi Elasmarin në kokë, e cila ra në dysheme për shkak të forcës së goditjes. Lozina e goditi të paktën 14 herë të tjera pas kësaj. Ai madje i shkeli në pjesën e pasme të kokës.
Klientët e tjerë në kafene përfundimisht arritën ta largojnë nga gruaja. Pamjet e sulmit brutal e tmerruan publikun australian.
Gjykatësi Christopher Craigie më parë e kishte përshkruar sulmin brutal si “të egër dhe plotësisht të papranueshëm”, dhe tha se Lozina ishte “padyshim i paqëndrueshëm” në atë kohë.
Gjatë gjykimit, Elasmar tha se ndjeu që Lozina iu kthye asaj sepse ishte muslimane dhe shtoi se kishte frikë për jetën e saj dhe për fëmijën e saj.
“Nëse askush nuk do të kishte ndërhyrë, ai mund të më vriste. I ktheva barkun kështu që ai nuk mund ta godiste. Doja ta mbroja foshnjën”, tha Elasmar.
Elasmar pësoi dëmtime të lehta në sulm dhe lindi tre javë pas kohës. /tesheshi.com/
https://twitter.com/i/status/1197552314950787073