Pas dënimit me burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiçit, dhënë nga Haga, Iniciativa Serbe për të Drejtat e Njeriut, një Nismë të rinjsh, rikujtoi se është koha që Serbia të fillojë të përballet me të kaluarën e saj, në vend që të fshehë provat dhe në vend se të sigurojë mbështetje politike për kriminelët e luftës.
Iniciativa qartë thotë se kriminelët e luftës nuk janë dhe nuk duhet të jenë heronj, nuk duhet të ketë vend për ta nëpër festat shtetërore, tubimet politike, akademitë ushtarake, parlamentet, titujt dhe emisionet televizive, dyqanet e suvenireve, kudo në hapësirën publike.
Serbia, institucionet dhe zyrtarët e saj duhet të përfundojnë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë, të miratojë përfundimisht Deklaratën e Gjenocidit në Srebrenicë dhe të shprehë respektin më të lartë të mundshëm për viktimat e genocidit. “Le të përkujtojmë se Republika e Serbisë është shpallur përgjegjëse para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkelje të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Gjenocidit, për mospengimin e genocidit dhe për mos ekstradimin e Ratko Mlladiç në Tribunalin e Hagës”, thuhet nga kjo Inisiativë.
“Është koha që Serbia të marrë përgjegjësinë dhe të gjykojë më efektivisht të paditurit për krime lufte para gjykatave të brendshme, të paraqesë faktet e vërtetuara para gjykatave ndërkombëtare në sistemin arsimor dhe të ndalojë falsifikimin dhe mohimin e krimeve”, porositën nga Nisma e të rinjve serbë, që ka në qendër të Drejtat e Njeriut. /tesheshi.com/