Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, i është drejtuar sot kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një gënjeshtar të paskrupullt. Referuar ngjarjes së të enjtes në parlament, ku u godit me vezë në drejtim të kreut të qeverisë, Deda tha se burra e gra në parlament dëgjuan atë që tha Rama.
“Sigurisht nuk the motër. Por çdo qytetar e di se cili është kapaciteti yt banal, ndaj nuk po lodhem këtu të bind ata se si më ofendove. Kur arrin të fyesh aq rëndë një grua, një deputete, një nënë, ti me siguri nuk e ke fare problem edhe të mashtrosh”, – thotë në reagimin e saj Albina Deda.
Ajo shton se nuk pret që kryeministri të kërkojë falje dhe se gënjeshtra pas fyerjes priten nga ai.
“Kjo nuk do ta ndalë aksionin tim politik dhe të forcës time politike që ti të marrësh ndëshkimin e merituar për fyerjet dhe dhunimin që u ke bërë gjithnjë, por që u bën sistematikisht grave, vajzave e nënave në këto 3 vite”, – përfundon reagimin e saj Albina Deda. /tesheshi.com/