Dritan Demiraj, ish-ministër i Brendshëm, shprehet i shqetësuar lidhur me ngjarjet e fundit kriminale në vend.
Përmes një komenti në rrjetet sociale, Demiraj shkruan se “këto ngjarje janë shenjë e trimërimit të krimit përballë një shteti të topitur nga flirtimi i segmenteve të agjencive të zbatimit të ligjit me grupet kriminale”.
“Duhet sa më shpejtë një reagim i vendosur sa nuk është vonë”, shkruan Demiraj.
Ky i fundit drejtoi ministrinë e Brendshme për rreth 4 muaj, pas marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. /tesheshi.com/