Nga Blendi Gashi
Në dekorin politik plot tym e lot të Kuvendi të Kosovës mbledhur e rimbledhur për të votuar Demarkacionin, dy gjëra duhet të veçohen: e para, konsistenca e Albin Kurtit e tipit kokëmushkësi, i cili edhe pse “13 ushtarë” – pjesa e larguar që kanë formuar një grup parlamentar më vete – vijoi ta kundërshtojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi me të njëjtën formë, dhe nga ana tjetër, gtë ikurit prej tij që ngjanin me ëngjëj.
Ata, me në krye Dardan Molliqajn, edhe pse në të kaluarën e afërt janë shfaqur po aq brutalë në kundërshtimin e Demarkacionit – pra kanë hedhur gaz pa hesap – sot ishin tjetërfaerë njerëzish, të urtë e gojëkuçyr.
Pse?
Heshtja e ish-vetëvendosësve mund të kuptohet si një dënim për Kurtin pasi e fajësojnë atë se e ka “kapur”. E gjithashtu të shfaqen të moderuar.
Sot ata janë dhe në testin e ndërkombëtarëve, ku profilit të ri politik i nevojitet dhe një notë e mirë vlerësimi
Çuditërisht, grupi anti-Kurti u bë i gjallë vetëm pas kaloi Demarkacioni, pa komentuar asgjë nga veprimet e ish-bashkëpartiakëve të tyre.
“Qëndrimin tonë e kemi bërë të ditur edhe dje, kjo marrëveshje është e dëmshme dhe nuk duhej votuar”, tha Korab Sejdiu duke shtuar: “s’dua t’i komentoj veprimet e kolegëve”. /tesheshi.com/