Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi pritet që këtyre ditëve të riprocedohet në Kuvendin e Kosovës.
Por vazhdon të mbetet enigmë nëse koalicioni qeverisës i ka apo jo numrat, pasi disa deputetët të PDK-së e LDK-së kanë hezitim ta votojnë versionin aktual.
Deputeti i PDK-së Besim Beqaj, thotë se të zgjedhurit e popullit duhet të jenë të bashkuar kur është në pyetje interesi shtetëror.
“Besojë se gjithë deputetët e Kuvendit do të votojnë në interes të shtetit. Posaçërisht unë do të votojë ashtu siç është interesi i shtetit”, ka thënë ai për Indeksonline.
Beqaj, i bën apel opozitës që t’i paraqes faktet e jo siç thotë të bëj veprime që nuk sjellin imazh të mirë në opinion.
“Të gjithë ata që kanë çfarëdo argumenti është debati publik”, ka shtuar ai.
Ndryshe, ekzekutivi kosovar pritet që marrëveshjen për Demarkacionin të riprocedojë në Kuvend muajin mars, pasi ka përfunduar punën komisioni për matjen e territorit, i cili ka konstatuar se Çakorri nuk është pjesë e Kosovës. /tesheshi.com/