Bashkimi Evropian ka marrë parasysh të debatin mbi korrigjimin e kufijve si një zgjidhje e mundshme për Kosovën, por nuk është e përfshirë në mënyrë aktive në këtë çështje – tha David McAllister, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë.
McAllister, i cili është për një vizitë në Serbi, pas të cilës ai do të vizitojë Kosovën, tha se nuk mendonte që zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj do të ndikojnë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, midis Serbisë dhe Kosovës, është vendimtar. Bashkimi Evropian po inicion këtë dialog për disa vjet, që të të dyja palët të ulen në tryezën e bisedimeve dhe që përfundimisht të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme që do të jetë e pranueshme për të dyja palët”, tha ai.
“Sa për debatin në lidhje me shkëmbimin e mundshëm të territoreve, ne jemi që për çdo lloj marrëveshjeje të jetë rënë dakord reciprokisht ndërmjet të dyja palëve, të cilat duhet të kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe duhet të jenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, shtoi McAllister. /tesheshi.com/