Mundësitë e një koalicioni qeveritar ndërmjet partisë AK të Kryeministrit, Ahmet Davutoglu, dhe partisë kurde HDP po bëhen gjithnjë e më të mëdha.
Sot kandidati i mandatuar nga presidenti Erdogan për krijimin e qeverisë së re, Ahmet Davutoglu ka zhvilluar një takim me krerët e Partisë Demokrate të Popujve (HDP).
Negociatat e zhvilluara ishin një indukacion mjaft domethënës, si për kohën e gjatë të bisedimeve 2 orë, ndërkohë me të tjerat takimet kanë qenë disa minuta, si dhe dë deklaratat pas takimit.
Në daljen publike pas takimit Davutollu tha se takimi ishte zhvilluar në një atmosferë të sinqertë.
“Në qoftë se duam që përleshjet përreth nesh të mos vijnë në Turqi, në qoftë se duam të kemi një klimë paqësore, atëherë duhet të demonstrojmë një qëndrim të përbashkët kundër presionit dhe dhunës”, -tha kreu i qeverisë turke.
Ndërkaq, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje për bashkëveprim partive politike të përfshira në bisedimet për koalicionin qeverisës, gjatë një darke iftari me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
“Duart e bëra grusht nuk shtrëngohen. Në thelb, politika është arti i pajtimit dhe akordimit mbi pikat e përbashkëta”, tha Erdogan./tesheshi.com/