Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i cili u ngarkua të hënën për formimin e qeverisë së përkohshme, u ka propozuar poste ministrore disa deputetëve të partive opozitare.
Sië bën të ditur televizioni public turk TRT, Davutoglu, ka ftuar që të marrin pjesë në Këshillin e Përkohshëm të Ministrave Erdogan Toprak, Deniz Baykal, Ayse Gulsun Bilgehan Toker, Ilhan Kesici dhe Tekin Bingol nga Partia Popullore Republikane (CHP); Kenan Tanrikulu, Tugrul Turkes dhe Meral Aksener nga Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP); si dhe Levent Tuzel, Muslum Dogan e Ali Haydar Konca nga Partia Demokratike e Popujve (HDP).
Davutoglu u ka njohur këtyre emrave nga 24 orë kohë për të kthyer përgjigje. Nëse ftesat do të refuzohen, postet ministrore do t’u propozohen emrave të pavarur.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Turqisë, qeveria e përkohshme, që do të çojë vendin në zgjedhjet e përgjithshme për legjislaturën e 26-të, duhet të formohet deri ditën e shtunë, 29 gusht.
/tesheshi.com/