Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe atë serb Aleksandar Vuçiç për shkëmbimin e vizitave.
“Ne e mirëpresim angazhimin e përbashkët që këta dy liderë kanë treguar në hapjen e një kapitulli të ri miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve”, lexohet në komunikatën për shtyp të DASH-it.