Parlamenti i Danimarkës ka marrur vendim që nga tani e tutje, ta ndalojë praktikën që deputetët të marrin me vete fëmijë në parlament.
Ky vendim erdhi pasi një praktikë e tillë filloi të bëhej gjithnjë e më e zakonshme, fillimisht në Parlamentin Europian, e më pas edhe në vende të tjera të BE-së.
Por rasti me i freskët është ai i Mette Abildsgaard, deputetes daneze e cila në muajin e kaluar u paraqit në mbledhje parlamentare së bashku me foshnjen e vogël.
Kaq u desh që Kryetarja e Parlamentit të Danimarkës, Pia Kjaersgaard të marr vendimin me votim në Byro, ku edhe u vendos se është ndaluar hyrja me fëmijë në Sallën e Parlamentit. /tesheshi.com/