Në Danimarkë, të mirat materiale dhe pasuritë e emigrantëve do të sekuestrohen me ligj për të paguar shpenzimet e pritjes dhe qëndrimit në kampe. Pas diskutimeve të shumta, qeveria daneze Konservatore njoftoi në një deklaratë të cituar nga faqja në internet e televizionit NDT, se kanë gjetur një marrëveshje me opozitën.
Qeveria bëri me dije se nga konfiskimi janë përjashtuar disa sende personale, të tilla si unaza e martesës.
“Qeveria, socialdemokratë, Partia Popullore Daneze, Aleanca Liberale dhe Partia Popullore Konservatore kanë arritur në një marrëveshje për të modifikuar projektimin e ligjit mbi objektet me vlerë që do t’u konfiskohen emigrantëve”,- lexohet në deklaratën e raportuar në NTV./tesheshi.com/