Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Danilo Zeka: shqiptari që po sfidon grekët në balet

by te Sheshi
17/08/2015
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Danilo Zeka: shqiptari që po sfidon grekët në balet

Nga Entela Canaj

Danilo Zeka është ndër të paktët artistë shqiptarë që ka mundur të depërtojë fuqishëm në skenën e teatrit grek në një periudhë të vështirë për ne shqiptarët, në vitin e mbrapshtë 1997, por jo vetëm kaq… ai ka arritur të jetë aty më  i suksesshmi edhe mes vetë vendasve duke u shpallur  ‘balerini i parë’ në Teatrin e Operas dhe Baletit në Athinë.

Karriera

Një karrierë e sukseshme, në një vend jo shumë miqësor për ne shqiptarët, dhe e gjitha kjo falë talentit dhe forcës së tij për t`u përballur me vështirësitë.  Balerini shqiptar me famë në Greqi vjen në një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij,  nga emigrimi në  vitiin 1997 e deri më sot ku ai ka kapur majat e karrierës. Tregon se fillimi për të ishte shumë i vështirë dhe se i është dashur të përballet me sfida e paragjykime të shumta. “Çdo fillim i ri është i vështirë, sidomos në moshë të vogël siç isha edhe unë. Ishte vërtet një fillim shumë i vështirë sepse nuk njihja gjuhën kulturën e as ambientin grek! Paragjykimet sigurisht ishin edhe janë akoma prezente për ne shqiptarët, por kur njerëzit të njohin ndryshon gjithçka. Tani është e vërtetë që gëzoj respektin e plotë, të gjithe kolegëve të mi edhe njerëzve që unë njoh. Përsa i përket zanatit gjithçka është vlerësuar në saj të talentit e jo të kombësisë. Sot them se marrëdhëniet mes grekëve dhe shqiptarëve janë shumë më të mira sesa në fillimet kur unë kam ardhur në Greqi. Megjithatë paragjykime ka plot dhe mbase edhe racizëm në disa raste, por besoj se nuk ka vend në botë ku gjithçka të jetë perfekte. Zanati jonë është shumë kompetitiv dhe sigurisht ka edhe shumë xhelozi por që mbetet vetëm në anën e zanatit. Marrëdhëniet e mia me kolegët janë shumë të mira e të qëndrueshme”, tregon Danilo për punën në Teatrin e Athinës.                            

Danilo Zeka                    

Ofertat

Në këto vite ka pasur shumë teatro prestigjozë operistikë nëpër botë nga Londra në Amsterdam, që i kanë propozuar t’iu bashkohet trupës së tyre teatrale, por Danilo nuk ka pranuar. Ai thotë se teatri grek po ashtu është i një niveli të lartë profesional, dhe nga ana tjetër është mësuar me ritmin e jetës në Greqi. “Teatri i Athinës është i një niveli të lartë, sidomos vitet e fundit ka pasur shumë rritje profesionale. Unë jam i kënaqur me arritjet e mia në karrierën time sepse jam vlerësuar nga shumë artistë të nivelit botëror me të cilët kam pasur fatin  të bashkëpunoj. Kam pasur disa oferta sikurse ja vlen të përmenden ajo nga ‘Teatri Nacional i Amsterdamit’; ‘English national i Londrës’, një kompani nga Montreali etj… por i kam refuzuar sepse mua më pëlqen jeta këtu në Athinë dhe jo vetëm zanati”,  thotë Danilo.                                                                                                           

Rikthimi në Tiranë

Është kthyer në Shqipëri dy vite më parë pas një ftese që iu bë në shfaqjen ‘Endërr e një nate vere’ në TKOB, ndërsa për rikthimin e radhës , thotë se nuk varet vetëm nga ai por edhe nga ftesat që do ti bëhen sërish nga Tirana. “Rikthimi im i shumëpritur në Teatrin e Tiranës ishte mbas shumë vitesh dhe ishte një eksperiencë fantastike, por kam frikë se nuk varet vetëm nga unë për një rikthim të shpejtë, sepse në radhë të parë është çështje programi dhe e dyta duhet bërë një ftesë zyrtare nga teatri. Sigurisht do më pëlqente, është gjithnjë kënaqësi ta prek skenën ku unë kam hedhur hapat e para e më të rëndësishme në karrierë”, thotë më tej Danilo.

Kombësia

Tregon se në evenimente të rëndësishme ku është zgjedhur për të prezantuar Greqinë, kanë dashur ta prezantojnë si balerin grek, por ai asnjëherë nuk ka pranuar, dhe thotë se është krenar për kombësinë e tij shqiptare. “Të ndryshoj kombësi nuk më është kërkuar kurrë, por disa herë ka pasur tentativa për të më prezantuar  si balerin grek duke marrë pjesë në disa aktivitete dhe shfaqie të rëndësishme. Unë jam, kam qenë dhe do jem gjithmonë krenar i kombësisë time e do ta mbroj atë gjithmonë me fanatizëm”, thotë Danilo.

Mendon se artistët në Shqipëri janë shumë të talentuar por nuk kanë vëmendjen e duhur nga shteti, megjithatë gjërat kanë nisur të ndryshojnë disi. “Gjërat janë në rrugën e duhur, megjithatë ka shumë vend për përmirësime sidomos në aspektin e infrastrukturës, sepse besoj se do ndikoj edhe në rritjen e cilësisë. Arti si dhe çdo zanat tjetër kanë shumë nevojë për investime dhe vëmendjen e shtetit, sepse arti është shumë i rëndësishëm në shoqëri, bashkon njerëzit e të gjitha shtresave dhe ndihmon në jetën e përditshme nga ana shpirtërore e morale”, thotë Danilo. /tesheshi.com/                                                                                  

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Merkel: Problemi me azilantët, ndoshta mund t’ia kalojë krizës greke

Merkel: Problemi me azilantët, ndoshta mund t’ia kalojë krizës greke

VIDEO/E lë topin të bjerë në boshllëk, ja çfarë ndodh

VIDEO/E lë topin të bjerë në boshllëk, ja çfarë ndodh

Kapen mbi 3000 euro medikamente në bagazhin e automjetit, vinin nga Serbia

Kapen mbi 3000 euro medikamente në bagazhin e automjetit, vinin nga Serbia

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni