Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Daniel Serwer sulmon autorin e shkrimit kundër Thaçit: Ja kush janë huliganët e vërtetë në Kosovë

by te Sheshi
22/07/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Daniel Serwer sulmon autorin e shkrimit kundër Thaçit: Ja kush janë huliganët e vërtetë në Kosovë

Daniel Serwer, analisti i njohur amerikan, ekspert për çështjet e Ballkanit ka botuar një shkrim ku hedh poshtë akuzat e Chuck Sudetic kundër Hashim Thaçit dhe thekson se shkrimi i tij në policico.eu nuk bën gjë tejtër veçse përsërit akuzat e pakonfirmuara të Dick Marty-t që nuk u vërtetuan kurrë. Më poshtë po botojmë shkrimin e Daniel Serwer në peacefare.net.

Huligan është ai që si huligan bën

Chuck Sudetic del sërish në skenë: ka publikuar akuzat e njëjta për vrasje dhe trafik organesh ndaj liderëve të Kosovës, të marra nga libri me kujtime i Carla Del Ponte-s.

Ai ka ripërsëritur akuzat e botuara në Washington Post në vitin 2011, duke neglizhuar të bëjë publike se nuk ka pasur asnjë provë për ta, gjë që është theksuar edhe në relacionin e Këshillit të Europës, të cilit i referohet. Ndërkohë, tani ai ka marrë mendimet e ish-diplomatëve për të risjellë akuzat anonime ndaj krerëve të Kosovës, të cilët i cilëson si “huliganë” edhe pse disa nga akuzat që i  referohet, më shumë se për vrasje dhe trafik organesh, janë për korrupsion.

Në fakt dikush duhet të shqetësohet se kush është huligani në të vërtetë.

Më lejoni të jem i qartë: Unë nuk kam ide nëse liderët e Kosovës janë fajtorë apo jo për krimet e përmendura. Unë natyrisht nuk do të surprizohesha nëse ndonjëri prej tyre është i korruptuar. Por nuk di nëse trafiku i përmendur i organeve dhe vrasjet të jenë verifikuar.

Kam dëgjuar akuzat që prej fillimit të viteve 2000, kur gazetari që ka zbuluar ngjarjen m’i tregoi mua. Ai kurrë nuk e publikoi historinë pasi nuk kishte prova të mjaftueshme për të përmbushur standardet gazetareske, por iu kthye  investigimit mbi sundimin e ligjit në Kosovë.

Nuk kanë arritur të ngrenë asnjë akuzë zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare dhe për ironi të fatit, Carla Del Ponte atëherë ishte Kryprokurore e Gjykatës Ndërkombëtare.

Këshilli i Europës dhe Dick Marty kanë ndërhyrë në vitin 2010, me një raport komplet akuzash dramatike, por asnjëra prej tyre nuk mbështetej në prova faktike mjeko-ligjore dhe kjo nuk përmendet kurrë nga Chuck, që të thuhet se nuk ka një deklaratë fajësie. Po citoj tekstin e saktë (paragrafi 175):

“Detyra jonë nuk është ajo që të kryejmë një hetim penal, pasi nuk e kemi pushtetin për ta bërë, por mbi të gjitha na mungojnë burime e duhura dhe nuk mund të flasim për fajësi ose pafajësi”.

Pra kotradikta nuk është një shpikje e ime por ndodhet në dokumentin original.

Tani kemi Chuck-un i cili hedh një artikull ku thekson se Hashim Thaçi publikisht ka kërkuar miratimin e Gjykatës Speciale, e në vend që ta përgëzojë për kurajon, Chuck hedh baltë mbi të sa të mundet, duke përdorur deklarimet anonime të diplpmatëve aktualë dhe ata që janë larguar.

Unë jam një ish-diplomat dhe kam kënaqësi të citohem me emër çdo herë kur jam i sigurtë për atë që them se është e saktë.

Po a mundet Hashimi vërtetë që të flasë një gjë në sy të amerikanëve dhe europianëve, dhe më pas një tjetër kur i kthen kurrizin?!

Çdo politikan në Ballkan mund ta bëjë këtë, por kisha dëshirë që të kisha në dorë një provë që Chuck do të ma tregonte.

Kam dhënë mendimin tim në favor të Gjykatës Speciale që amerikanët dhe europianët po kërkojnë që të ngrihet sa më parë në Kosovë për të ngritur akuzat reale mbi dyshimet apo denoncimet ndaj liderëve të Kosovës.

Sistemi gjyqësor i Kosovës nuk është përgatitur për të mbajtur këtë përgjegjësi. Vështirësitë juridike dhe mundësitë e kërcënimit në Kosovën e vogël justifikojnë që kjo gjykatë të ngrihet larg vendit dhe e drejtuar nga ndërkombëtarët.

Por lloji i “huliganizmit” që po bën Chuck nuk është realisht pilula e hidhur që mund të gëlltitet lehtësisht nga politikanët e një vendi të ri të pavarur (ende jo sovran).

/tesheshi.com/

Përgatiti: Y. Pata

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?
Politikë

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025
Next Post
Frika e vendeve të Gjirit nga rritja e ndikimit iranian e detyron  Kerry-n të planifikojë një udhëtim për në Katar

Frika e vendeve të Gjirit nga rritja e ndikimit iranian e detyron Kerry-n të planifikojë një udhëtim për në Katar

Strehimi i refugjatëve nga Shqipëria e Kosova, debate në politikën gjermane

Strehimi i refugjatëve nga Shqipëria e Kosova, debate në politikën gjermane

Zbulohet kopja më e vjetër e Kur`anit që është gjetur deri më sot

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni