Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka deklaruar udhëheqësit e Prishtinës do ishin të gatshëm të pranonin një ndarje të Kosovës, por që sipas tij pengesë janë mentorët e saj, duke aluduar për fuqitë e Perëndimit.
“Nëse do të bisedonim hapur për ndarjen e Kosovës, pa mentorë, Prishtina do të nisej nga interesat e saj dhe do të pranonte propozimin e ndarjes”, tha Daçiç për Blic-in serb.
Për kreun e diplomacisë së Beogradit, ndarja i përgjigjet situatës etnike në terren, të cilën sipas tij fuqitë e mëdha nuk e njohin. Dhe, gjykon ai, për faktorin ndërkombëtar çështja e Kosovës është përmbyllur në vitin 2008, duke u nisur nga fakti se e kanë njohur pavarësinë. /tesheshi.com/