Gjatë një seance në Kuvendin e Serbisë, ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka deklaruar se nuk është e thënë që vendet të cilat e kanë njohur Kosovën do të votojnë “pro” anëtarësimit të saj në UNESCO.
Sipas agjencisë serbe “Tanjug”, ministri ka thënë se “Kombet e Bashkuara me siguri do ta refuzojnë kërkesën e Prishtinës, sepse ajo është ligjërisht e pabazë dhe rezoluta 1244 flet ndryshe”.
Ai është shprehur se do të bëjë çdo gjë që vendet anëtare të UNESCO-s të kuptojnë se ky anëtarësim nga aspekti politik dhe ai i trashëgimisë kulturore do të ishte një hap i gabuar./tesheshi.com/