Cristiano Ronaldo tashmë edhe zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit, me gjithsej 231 gola. Sulmuesi portugez arriti të realizoj pesë gola në ndeshjen e fundit përballë Espanyolit në udhëtim për ta kaluar legjendën e mëhershmë tëklubit madrilien Raul Gonazales që ka 228 gola.
Prapa mbeten gjithashtu edhe rekordet e Alferedo Di Stafanos, Carlos Santillas e Hugo Sanchezit. Cristiano Ronaldo thjesht i theu të gjitha. Pesë gola në një ndeshje është bilanci të cilin Ronaldo e ka regjistruar për here të dytë brenda dy sezonave gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Kampionatit Spanjoll.
Pikërisht ndaj Espnayolit, Ronaldo kishte shënuar golin e tij të parë në udhëtim në vitin 2009, ndërkohë në po të njejtin stadium ka realizuar shifrën e 104 golave të realizuar jashtë shtëpisë së tij “Bernabeu”.
/tesheshi.com/