Trajneri italian i kombëtares shqiptare Cristian Panucci, ka zbuluar një fakt në lidhje me ofertat që iu drejton shumë futbollistëve shqipëtarë që të afrohen në kombëtare, porse ata ndodh që as telefonon nuk e ngrejnë.
“Mund të jenë vëzhguar gati 250 lojtarë dhe mund të theksoj se janë të shumtë lojtarët që i kontaktojmë direkt apo nëpërmjet menaxhereve dhe as që ngrenë telefonin apo të përgjigjen, po dua të vij, jo nuk dua të vij. Kjo më ka lënë shije shumë të keqe As lojtarët më të mëdhenj në botë nuk sillen kështu”, tha Panuçi gjatë një konference ku prezantoi formacionet për dy ndeshjen e afërta të Ligës së Kombeve, atë më Izraelin e Skocinë, me 7 dhe 10 shtator.
“Fillon aventura e re eropiane për Euro 2020, kjo është gjëja më e rëndësishme. Presioni më i madh është që duhet të shkojmë në Europian dhe dy miqësoret e fundit duhet t’i harrojmë sa më shpejt. Na munguan disa lojtarë, por tani janë rikuperuar dhe më vjen mirë. Gjithsesi vlen për t’u theksuar se Shqipëria nuk është Brazili, por jemi skuadër e mirë. Unë komunikoj thuajse çdo ditë me lojtarët dhe duhet të jemi koshient se disa nuk kanë minutat e nevojshme në këmbë, disa të tjerë janë kthyer nga dëmtimet dhe këta lojtarë nuk mund të luajnë dot dy ndeshje njëra pas tjetër, do të mundohemi të gjejmë zgjidhje. Për fat të keq kjo është situata”, u shpreh Panucci. /tesheshi.com/
Lista e Panuccit: